ÇDO MUSLIMAN DUHET TA RUAJ FENË E TIJ

Shkëputur nga “Çështje bazë të muslimanit” të autorit Llukman Nebiu.

Përkthyes: Dr. Musli Vërbani

Çdo musliman duhet ta ruaj fenë e tij, duhet ta mbrojë nga çdo gjë që e dëmton, nga çdo gjë që e zhvleftëson dhe e shkatërron.

Nëse nuk e ruan fenë e tij: ai veç ka tradhtuar (dezertuar) dhe është larguar nga feja, Zoti na ruajttë.

Neveviju dhe të tjerët kanë thënë: “Largimi nga feja është lloji më i keqi i pabesimit” që do të thotë: çështja më e shëmtuar.

Në kohë të sodit, në lidhje me këtë çështje flitet butësisht. Disa flasin fjalë të cilat fjalë konsiderohen dalje prej feje, ndërsa nuk e llogaritin se është mëkat dhe çështje pabesimi. Kjo duke u bazuar në thënien e pejgamberit a.s.: “Njeriu flet ndonjë fjalë, ndërsa nuk është i vetëdijshëm se ajo fjalë ndikon që të hedhet në zjarr shtatëdhjetë pashë”. Që do të thotë: Shtatëdhjetë vite në thellësi të xhehenemit, e cila është posaçërisht për pabesimtarët.

Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu dhe e ka konsideruar se është hadithë i mirë.

Në të njëjtin kuptim ekziston edhe hadithi i transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi.

Ky hadithë është argument se, për të kaluar në pabesim nuk është kusht që personi në fjalë ta di se a ka kaluar në pabesim apo jo, dhe anasjelltas as për ta ditur se ka kaluar prej pabesimit në besim nëpërmjet shqiptimit të besimit.

Po ashtu, nuk është kusht moshidhërimi siç e ka sinjalizuar Neveviu. Duke treguar mendimin e katër medhhebeve Neveviu ka thënë: Nëse një njeri hidhërohet në djalin e tij, e pastaj i mëshon me të fortë dhe i thotë: “A je, apo nuk je musliman? Ai i thotë me qëllim: Jo!. Atëherë ai ka dalë nga feja.

Kuptimi: “me qëllim”, do të thotë e ka pasur atë qëllim para se ta thotë atë fjalë.

Largimi nga feja është shumëllojtësh: Siç e ka klasifikuar Neveviju dhe të tjerët nga shafiijtë, hanefijtë dhe të tjerët:

1. Largimi nga feja në Çështje të Besimit.

2. Largimi nga feja nëpërmjet veprimeve.

3. Largimi nga feja nëpërmjet fjalëve.

Që të gjitha këto i kanë nëndegët e tyre.

Lini një koment