| Dr. Musli Vërbani – |

Pejgamberi a.s. e ka dërguar një kali, ka kaluar një muaj dhe nuk ka marrë asnjë lajm për të. Atëherë ka zbritur ajeti:
| Vel aadijaati dabhan Fel muurijaati kad’han Fel mugiirati subhan Fe etherne bihii nek’an Fe vesetne bihii xhem’an |
| “Pasha vrapuesit e shpejtë (kuajt) që hingëllojnë! E që me thundrat e tyre nxjerrin xixëllima zjarri nga gurët, Dhe të cilët vërsulen herët në agim. E me të (vërsulje) atëherë çojnë pluhur. Dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut).” |
| (El-Adijat: 1-5) |
Është betuar në kalin i cili vrapon me kalorësin mbi të, i cili lufton në rrugë të Allahut kundër armikut, e që atëherë i dëgjohet hingëllima e madhe dhe frymëmarrja e fortë prej tij.
Kjo për shkak të vrapimit të shpejtë. E nxjerr të keqen e zjarrit me thembrat e tij gjatë përplasjes, gjatë vrapimit, këmbët e forta të tij përplasen me tokën. Për shkak të patkonjve të tyre kur ndeshen me gurë dalin shkëndija zjarri dhe në kohën e mëngjesit i vërsulet armikut.
Hingëllimat në kohën e mëngjesit ose në fushën e betejës, e mbushin me pluhur ajrin, pastaj qëndrojnë të bashkuar përballë armikut. Rreshtohen në një vend.
Vëllezër të nderuar!
Pas çdo betimi rezulton arsyeja e betimit.
Betimi i Allahut përshkruan cilësinë e natyrshmërisë së njeriut se ai i mohon mirësitë.
Betimi i Allahut është dëshmi për këtë natyrshmëri në veten e tij.
Betimi i Allahut është se njeriu e do shumë pasurinë, është tepër koprrac.
Zoti i Madhërishëm është betuar:
| Innel insaane li rabbihii le kenuudë Ve innehuu alaa dhaalike le shehiidë |
| “Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet. Edhe vetë është dëshmues i asaj (përbuzje).” |
| (El-Adijat: 6, 7) |
Njerëzit për nga natyrshmëria i mohojnë të mirat, janë mosmirënjohës.
Njeriu me mohimin e mirësive të Zotit të tij bëhet mëkatar.
Zoti i madhërishëm tregon se në natyrshmërinë e njeriut dominojnë dy cilësi të këqija:
– Mosmirënjohja ndaj mirësive, ose mohimi i të mirave dhe begative, dhe
– Koprracia.
Njeriu harron se në këtë botë ai gjendet në arenën e testimit dhe sprovave:
– Njeriu nga natyrshmëria e tij, vet e dëshmon mosmirënjohjen e tij.
Dëshmon mosmirënjohje duke i fshehur me gjuhë begatitë për gjendjen e tij.
Dëshmon duke i paraqitur me vepra gjurmët e mosmirënjohjes.
Dëshmon mosmirënjohje duke bërë mëkat ndaj Zotit të tij.
– Nëse vepron mirë, ka sukses dhe shpëton.
– Nëse vepron keq, dështon dhe shkatërrohet.
Vëllezër të nderuar!
Zoti i Madhërishëm është betuar se njeriu e do shumë pasurinë, ku thotë:
| Ve innehuu li hubbil hajri le shediidë |
| “Dhe ai është që shumë e do pasurinë.” |
| (El-Adijat: 8) |
Njeriu, për shkak se e do pasurinë bëhet koprrac.
Njeriu me ngulmë kërkon që të pasurohet, në këtë mënyrë e shkatërron veten e tij, kështu, vërejmë dy koncepte të sakta në ajet:
E para: Ai e do për të tepërmi pasurinë.
E dyta: Ai është lakmitarë dhe koprrac për shkak të dashurisë për pasuri.
Kjo do të thotë se: Për shkak të dashurisë së madhe për pasuri, bëhet koprrac në pasuri.
Besimtarë të nderuar!
Zoti i Madhërishëm thotë:
| Efelaa jealemu idhaa buëthire maa fil kubuuri Ve hussile maa fis suduuri |
| “A nuk e di ai se kur të nxirret çka është në varreza? Dhe të tubohet (të dalë në shesh) ajo që ishte në gjokse.” |
| (El-Adijat: 9, 10) |
“A nuk e di ai se kur të nxirret çka është në varreza? Dhe të tubohet (të dalë në shesh) ajo që ishte në gjokse.” (El-Adijat: 9, 10)
Allahu e paralajmëron njeriun që vazhdon me këto veprime e cilësi që do të nxirret nga varret, do të ringjallet pas vdekjes.
Pasi të ringjallet i tubohet çka ka pasur në zemër apo në gjoks, si f.v.: nijetet dhe synimet, të mirat e të këqijat.
Pastaj,
Zoti, ata të ringjallurit nga varret do t’i informon, do t’ua zbulon çdo çështje të tyre për nijetet, qëllimet, për të këqijat e për të mirat.
– Në atë ditë asgjë nuk do t’i fshihet njeriut, por edhe askujt nuk do t’i mbetet e fshehur asgjë.
Përfundim
Zoti i Madhërishëm thotë:
| Inne Rabbehum bihim jevme idhin le habiirun |
| “E atë ditë, pa dyshim Zoti i tyre është i njohur për punën e tyre.” |
| (El-Adijat: 11) |
– Në atë ditë, Allahu do t’i shpaguan për të gjitha veprat në përpikëri, pa i dëmtuar, pa u bë padrejtësi sa grimca e atomit.
Nëse e kuptojnë këtë, njerëzit bëhen të kujdesshëm.
Nuk duhet që pasuria të bëhet shkaktare që njerëzit të mos e falënderojnë Zotin e tyre.
Nuk duhet që pasuria të bëhet shkaktare që njerëzit të mos e adhurojnë Zotin.
Nuk duhet që pasuria të bëhet shkaktare dhe të mos përgatitemi me vepra të mira.
Nuk duhet që pasuria të bëhet shkaktare, e që njerëzit të mos ndajnë kohë për ta përmendur Zotin.
Ky informacion tregon se pasuria është mjet dhe nuk është destinacion. Pra, a nuk po e di njeriu destinacionin e tij? A nuk po e di njeriu përfundimin e tij dhe vendin se ku do të përfundon?
Ky është definimi për pasurinë. Njeriu destinacionin e tij e ka te Zoti i tij, ku ka për të dhënë llogari për pasurinë e tij.
Pastaj fillon informata e vërtetë e ajo është që, Allahu i Madhërishëm është i informuar për ditën e shpagimit.
Atë ditë shpirtrat e kanë shpresën e vetme te veprat e tyre të mira.
Në këtë shohim kërcënimin deklarativ me atë se çka do të ndodhë.
Andaj,
Ne duhet të jemi të kujdesshëm nga kjo natyrshmëri dhe duhet ta përmirësojmë vetën tonë.
Duhet të luftojmë me nefsin dhe duhet ta edukojmë, ashtu që të shpëtojmë nga këto cilësi të këqija.
Njeriu, kur të vdes, pas vetes i lë të gjitha krimet, asgjë nuk fiton nga pasuria e tij.
Njeriu merr shpërblimin nëse shpenzon për shpirtin e tij, për familjen e tij dhe
në rrugë të Allahut.