SURETU ZELZELE

Dr. Musli Vërbani






Zoti i Madhërishëm e ka zbritur Kur’anin për ta analizuar dhe për ta studiuar, për ta mësuar dhe për ta praktikuar.

Zoti i Madhërishëm e ka zbritur Kur’anin ta lexojmë dhe të veprojmë me të. Ta analizojmë dhe ta studiojmë. Ta studiojmë dhe ta praktikojmë.

Pabesimtarët kanë parashtruar pyetje të shumta për kataklizmën (kijametin)a.

Idhujtarët kanë parashtruar pyetje për Ditën e gjykimit.

Sot shohim ndonjë ateist i cili thotë kur bëhet dita e kijametit.

Zoti i Madhërishëm thotë se:

“Thoshin: “Kur do të jetë dita e gjykimit”. (El-Kijametu: 6)

Atëherë, Allahu në këtë sure sqaron vetëm shenjat e kataklizmës, e që ta kuptonin se vetëm Allahu e di momentin e kataklizmës.

Askush nuk mund ta di kur do të jetë dita e kataklizmës.

Nuk mund të përcaktohet dita e shpagimit dhe e llogaridhënies.

Zoti i Madhërishëm thotë:

  Idhaa zulziletil erdu zilzaalehaa  
“Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme.”
  (El-Zelzele: 1)

Kur toka do të dridhet me ashpërsi nga brendia e saj, atëherë do të ndodhë dridhje e fortë mbi sipërfaqe, sa që do të pëlcet çdo gjë mbi të.

Thënia e Allahut “dridhja e saj” është më e fuqishme se fjala “dridhje” pa ia përshkruar tokës.

Nëse dridhja i bashkëngjitet asaj (tokës), duhet të jetë në atë masë sa e meriton.

Besimtarë të nderuar!

Pastaj Zoti i madhërishëm thotë:

  Ve ehrexhetil erdu ethkaalehaa  
“Dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda).”
  (El-Zelzele: 2)

– Dhe e hedhë atë që ka në brendi duke përfshi edhe të vdekurit në të.

Këta janë barra e saj.

Kjo është shenjë e kataklizmës, siç figuron në një ajet tjetër:

“Dhe kur toka do të zgjatet (dhe zgjerohet), dhe do të hedhë çdo gjë e do të jetë e zbrazët.” (El-Inshikakë: 3-4). Kjo do të jetë në fryrjen e dytë të surit.

Kataklizma nuk është momenti i nxjerrjes së thesareve, sepse thesaret dalin nga toka kur të paraqitet dexhalli.

Vëllezër të nderuar!

Zoti i madhërishëm thotë:

  Ve Kaalel insaanu maa lehaa  
Dhe njeriu të thotë:“ç’ka kjo (që bën këtë dridhje)?”
  (El-Zelzele: 3)

– Njeriu do të befasohet.

Pabesimtari do të çuditet.

Edhe besimtari kur do ta sheh çështjen e saj do të habitet, e në të njëjtën kohë çdonjëri do të thotë:

Për çka u dridh toka?

Çka ndodhi?

Për çka ndodhi?

Për çka nxjerri barrën e saj?

Çka i ndodhi?

Kush e lëvizi, kush e dridhi?

Ka qenë e qetë çka u trazua?

E kaplon frika, trishtimi.

Edhe po të ishte tërmet i vogël do të trishtohej, e të mos flasim kur do të ndodh tërmeti i madh.

Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Nuk është e njëjtë sikur kur tregohet diçka, me atë që e përjeton vetë atë diçka”.

“Atë ditë kur toka e kodrat të dridhen, e kodrat bëhen rërë rrëshqitëse.” (Muzemil, 14)

Vëllezër të nderuar!

Agjencitë e lajmeve i japin lajmet ditore, javore, mujore e vjetore, por:

Lajmet përfundimtare nuk i japin as agjencitë kombëtare, as mediet lokale.

Lajmet përfundimtare nuk i japin mediet ndërkombëtare, as agjencitë ndërkombëtare të njerëzve, por vet toka do t’i jep lajmet, ku Zoti i madhërishëm thotë:

  Jevme idhin tuhad-dithu ehbaarehaa  
“Atë ditë, ajo i rrëfen lajmet e veta.”
  (El-Zelzele: 4)

– Në Ditën e gjykimit, toka do t’i jep lajmet e saj.

Në Ditën e gjykimit do të tregon se çka është vepruar mbi të.

Në Ditën e gjykimit do të tregon për veprat, pavarësisht ato vepra a kanë qenë të mira apo të këqija.

Kur Zoti u thotë elementeve të ngurta të flasin.

Zoti i madhërishëm thotë:

Lëkurat dëshmojnë.

Pjesët e trupit dëshmojnë.

Allahu do t’iu mundëson tokës që të flet, që ta shohin njerëzit.

Dëshmia e saj, se çka është vepruar në të, veprat e këqija e të mira.

Të folurit e tokës është në kuptim të drejtë, pra do të flet me të folurit e saj që ta kuptojnë dhe me të folur ashtu siç e ka krijuar Allahu.

Allahu i Madhërishëm ia përshkruan të folurit dhe informatat prej saj të cilat i ka siguruar dhe i ka arkivuar.

Një pjesë e dijetarëve mendojnë se “të folurit e saj” është në kuptim alegorik.

Në bazë të këtij mendimi. Atë që toka e vepron me urdhrin e Allahut, ashtu që e nxjerrë barrën e saj, duke i paraqitur mbi të pjesët e saj, dhe të gjitha dukuritë e saj, gjendjet e saj. Kjo është në kuptim të të folurit të saj, duke informuar dhe duke dhënë lajmet e saj.

Mendimin e parë e mbështet thënia e pejgamberit a.s.:

“Për zërin e muezinit, xhinit, e njerëzve dhe çdo gjëje tjetër, do të dëshmohet në Ditën e gjykimit”.

Zoti i madhërishëm thotë:

  Bi enne Rabbeke evhaa lehaa  
“Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë.”
  (El-Zelzele: 5)

Nga shkaku se Zoti yt e ka inspiruar atë.

Pra, Zoti e inspiron që t’i jep lajmet e saj, të cilat lajme i ka shpallë Allahu.

Allahu e ka lejuar që të jep lajmet dhe të dëshmon.

Vëllezër të nderuar!

Zoti i madhërishëm thotë:

  Jevme idhin jesdurun naase eshtaaten lijurev eamaalehum  
“Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre.”
  (El-Zelzele: 6)

Në Ditën e gjykimit njerëzit nga varret paraqiten për të dhënë llogari dhe për t’i gjykuar.

Të gjithë do të kenë situata të ndryshme, do të jenë të ndryshëm.

Disa prej tyre janë besimtarë.

Disa prej tyre janë pabesimtarë.

Disa do të jenë të qetë.

Disa të frikësuar.

Disa prej tyre mëkatarë.

Disa të devotshëm.

Disa prej tyre janë për xhenet.

Disa prej tyre janë për xhehenem.

Secili shkon në vendin ku Allahu ua bën të mundur që t’i sheh veprat të cilat i ka punuar.

Përfundim

Ebu Bekri r.a. ishte ulur me pejgamberin a.s. duke ngrënë ushqim.

Ebu Bekri duke ngrënë ushqim e ka ndërpre ushqimin dhe ka filluar të qajë. Pejgamberi a.s. i ka thënë: Çka të bëri të qashë.

Ebu Bekri i thotë: O i dërguar i Allahut: Po a nuk do të japim përgjegjësi edhe për veprën sa grimca e atomit.

Pejgamberi a.s. i thotë: çështja më e rëndë në këtë botë është vepra e keqe sa grimca e atomit e cila të regjistrohet dhe të arkivohet.

Po ashtu, Allahu i regjistron edhe veprat e mira sa grimca e atomit. Atëherë kanë zbritur ajetet:

  Fe men jeamel mithkaale dherr-rretin hajren jerehu Ve men jeamel mithkaale dherr-rretin  sherr-rren jerehu  
“E kush e punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe sa grimca, atë do ta gjejë.”
  (El-Zelzele: 7, 8)

Shkakun e zbritjes së ajetit e sqaruam me rastin e Ebu Bekrit, por ka mundësi se një ajet ka zbritur për raste të ndryshme, kështu që, disa mendonin se nuk do të dënoheshin për mëkate të vogla, për gënjeshtra, për shikim në të ndaluarën, për “përfolje” e për çështje të ngjashme. Ata thoshin: Allahu ka thënë se në xhehenem shkohet për mëkate të mëdha. Atëherë Allahu ka zbritur ajetet:

“E kush e punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe sa grimca, atë do ta gjejë.” (El-Zelzele: 7, 8)

Me këto ajete:

Allahu i Madhërishëm tregon se çdo punë e cila punohet do të shihet, pavarësisht ajo punë është e paktë apo e shumtë.

Ai i cili në këtë botë ka vepruar ndonjë punë e cila peshon në peshë të një buburreci të vogël, atë punë do ta sheh.

Ai i cili në këtë botë ka vepruar ndonjë punë të mirë e cila mund të shihet vetëm me rreze të dritës së diellit, do ta gjen në librin e tij në Ditën e gjykimit, dhe për të do të shpaguhet dhe do të gëzohet, ose do ta sheh në mënyrë të drejtpërdrejtë kur t’i paraqitet.

Po ashtu, ai i cili në këtë botë vepron një të keqe, qoftë edhe e vogël apo e paktë, do të shpaguhet për të, e cila vepër do ta sillte në pozitë të vështirë dhe të keqe.

Ai i cli është besimtar, e sheh të mirën.

 Pabesimtari, në botën tjetër nuk e sheh ndonjë të mirë, kjo nga shkaku se të mirat i ka pas të përshpejtuara, të shpaguara në këtë botë.

 Po ashtu do të jetë edhe me besimtarin, veprat e këqija të vogla i shpaguhen në botë me fatkeqësi, me sëmundje, e kështu me radhë.

Besimtarët do t’i shohin të gjitha të mirat që i kanë bërë, qofshin ato edhe të imta sa grimca e atomit.

 Pabesimtari nuk sheh kurrfarë të mire. Kur e kanë pyetur të dërguarin e Allahut se a do të ketë shpërblim ai i cili nuk beson në ditën e llogaridhënies, por që ndihmon dhe respekton farefisninë, ushqente të uriturit. Është përgjigjur: Jo. Ai kurrë nuk ka thënë: Zoti im, m’i falë mëkatet e mia në Ditën e gjykimit.!

Ajetin “Ai i cili vepron sa grimca e atomit” pejgamberi a.s. e quante përmbledhëse e këshillave dhe urtësive.

 Kur ka zbritur ajeti: “Dhe ushqejnë të uriturit me ushqim për dashuri ndaj Tij” muslimanët mendonin se nuk shpërbleheshin për pak, pra nëse jepnin pak.pastaj k zbritur ajeti:“E kush e punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe sa grimca, atë do ta gjejë.” (El-Zelzele: 7, 8)

Lini një koment