SURETU KADËR

Dr. Musli Vërbani

Sureja e Natës së kadrit:

“Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit.

Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!

Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.

Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.” (El-Kadr: 1-5)

Lejletul Kadr: është nata të cilën Allahu i Madhërishëm e ka destinuar për vlerë të madhe.

Zoti i madhërishëm:

– Nga të gjithë melekët, e ka specifikuar Xhibrilin.

– Nga të gjitha kodrat, e ka specifikuar kodrën e Arafatit.

– Nga të gjitha vendet, e ka specifikuar Mekën.

– Nga të gjitha xhamitë, e ka specifikuar Qabën.

– Nga të gjithë pejgamberët, e ka specifikuar Muhamedin a.s.

– Nga të gjitha librat qiellore, e ka specifikuar Kur’anin.

– Nga të gjithë muajt, e ka specifikuar muajin Ramazan.

– Nga të gjitha ditët, dhjetë ditët e Dhul Hixhes.

– Nga të gjitha ditët, e ka specifikuar ditën e Arafatit.

– Nga të gjitha netët, dhjetë netët e fundit të Ramazanit.

– Nga të gjitha netët, e ka specifikuar Natën e Kadrit.

– Nga të gjitha krijesat, i ka specifikuar njerëzit.

– Nga të gjithë njerëzit, na ka dalluar neve, ashtuqë edhe ne ta përjetojmë natën e Kadrit, e cila është më e vlefshme se e gjithë jeta e një njeriu. Me fjalë tjera, Nata e Kadrit është më e vlefshme se 1000 muaj.

Vlerat e kësaj nate janë të shumta, e prej tyre:

– Në këtë natë ka zbritur Kur’ani.

– Kjo natë është më e vlefshme se e gjithë jeta.

– Në këtë natë zbresin melaqet, e në mesin e tyre edhe Xhibrili.

– Në këtë natë përcaktohet siguria dhe paqja.

Këto vlera do t’i sqarojmë në vijim nëpërmjet ajeteve Kur’anore.

Vëllezër të nderuar!

Për të treguar vlerën e kësaj nate, Zoti i Madhërishëm e ka zbritur një sure të plotë, e cila quhet Suretu Kadr, e cila është si në vijim:

  Innaa enzelnaahu fii lejletil Kadri  
“Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit.”
  (El-Kadër: 1)

Natës së Kadrit i është rritur vlera nga shkaku se ajo përmban ngjarjen më të rëndësishme të Zotit në historinë njerëzore. E, ajo ngjarje e rëndësishme është fillimi i zbritjes së Kur’anit në atë natë.

Nata e Kadrit është e çmuar nga shkaku se ajo përmban ngjarjen më të rëndësishme të Zotit në historinë njerëzore. E, ajo ngjarje e rëndësishme është fillimi i zbritjes së Kur’anit në atë natë. Kështu e ka marrë epitetin nata e bekuar.

Nata e Kadrit e ka marrë epitetin si natë e bekuar, ngase Kur’ani është planprogrami i njeriut në këtë botë për të fituar Xhenetin në botën tjetër.

Allahu, i Cili e ka filluar zbritjen e Kur’anit fisnik te ti o pejgamber në natën e Kadrit. Kjo natë është e bekuar. Është natë e Ramazanit, siç figuron në ajetin tjetër:

“Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t’ua tërheqim vërejtjen”. (Ed-Duhanë: 3)

Pastaj ajeti:

“(ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në të (filloi të) shpallet Kur’ani”. (El-Bekare: 185)

Pastaj ka vazhduar zbritja e Kur’anit duke e zbritur pjesë-pjesë në një periudhë kohore brenda 23 viteve varësisht prej situatave, nevojave dhe ngjarjeve. Kjo për të pasur mundësi për ta përmbledhur dhe për të qenë më lehtë i zbatueshëm dhe për ta përforcuar në zemrën e pejgamberit a.s. dhe të besimtarëve.

Është transmetuar se Meleku Xhibril ia ka zbritur në shpellën Hira në dhjetë netët e fundit të muajit Ramazan.

Në këtë natë, Zoti i Madhërishëm te pejgamberi e ka zbrit Kur’anin me vlerë të çmuar për umetin.

Zoti i madhërishëm për medalje e ka parapa çmimin e kohës, ngase koha është e çmuar.

Zoti i Madhërishëm, për shpërblim e ka parapa çmimin e kohës, ngase koha është ajo e cila sjellë përfitime, çmime, medalje e mirënjohje.

Vëllezër të nderuar!

Zoti i Madhërishëm edhe ka parashtruar pyetje edhe është përgjigjur në këtë pyetje ku thotë:

  Ve maa edraake maa lejletul Kadri  
“E ç’të bëri ty të dish se ç’është nata e Kadrit?”
  (El-Kadër: 2)

Çka të mëson ty se çfarë vlere ka nata e kadrit. Kjo pyetje retorike tregon vlerën e madhe të çështjes së saj dhe madhështinë e saj. Tregon se sa është e çmueshme. Ajo është më e vlefshme se njëmijë net. Kjo nga shkaku se puna në atë natë është më e mirë se puna e 1000 muajve.

Kjo natë quhet nata e Kadrit sepse në këtë natë zbresin melekët në krye me Xhibrilin.

Kjo natë quhet nata e Kadrit sepse Zoti e zbret të mirën dhe bereqetin.

Kjo natë quhet nata e Kadrit sepse Zoti në këtë natë falë.

Kjo natë quhet nata e Kadrit sepse Zoti e ka përcaktuar mëshirën për besimtarët.

Kjo natë është natë në të cilën përcaktohen furnizimet, me fjalë tjera e zbret furnizimi për një vit.

Këtë natë Zoti e ka cilësuar si natë e bekuar.

Zoti i Madhërishëm nga Levhi Mahfudhi Kur’anin e ka zbrit në qiellin e tokës dhe brenda 23 viteve në mënyrë graduale i është shpallë pejgamberit a.s.

Vëllezër të nderuar!

Zoti i Madhërishëm vazhdon dhe e shpjegon vlerën e Natës së Kadrit ku thotë:

Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!

1000 muaj është e barabartë me 83 vite e 4 muaj.

Quhet “Kadr”, nga shkaku se kjo natë ka vlerë të pakrahasueshme me netët tjera.

Quhet “Kadr”, nga shkaku se në këtë natë Allahu e ka zbritur librin me vlerë të çmuar.

Quhet “Kadr”, nga shkaku se në këtë natë Allahu e ka zbritur Kur’anin me vlerë të pakrahasueshme.

Kjo natë është më e vlefshme se njëmijë net, nga shkaku se adhurimi në këtë natë është më i mirë se ibadeti i 1000 muajve.

Kjo natë është më e vlefshme se njëmijë net, nga shkaku se vepra në këtë natë është më e mirë se vepra e 1000 muajve.

Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Kush falet gjatë natës së lejletul Kadrit me shpresë dhe me besim se do t’i pranohet namazi, atij do t’i falen gabimet e mëhershme”.

Edhe në hadithë tjetër pejgamberi a.s. ka thënë:

“Kush e agjëron lejletul Kadrin me shpresë dhe me besim se do t’i pranohet agjërimi, atij do t’i falen gabimet e mëhershme”.

Besimtarë të devotshëm!

Sa i përket ajetit: “Nata e kadrit është me ë vlefshme dhe më çmuar se 1000 muaj.” dijetarët kanë dhënë mendime të shumta, e ne po i përmendim tri prej tyre:

Mendimi i parë

“Nga popujt e mëhershëm ka qenë një njeri i cili falej natën deri në mëngjes, pastaj e luftonte armikun deri në mbrëmje. Kështu ka vepruar në një periodë kohore prej 1000 muajve”.

Për të kompensuar shpërblimin e njëjtë për umetin tonë, Allahu e ka përcaktuar këtë natë që të jetë natë e adhurimit, lutjes dhe e faljes. Kjo nga shkaku se, në këtë natë ka ndodhë ngjarja më e rëndësishme e të gjitha kohëve: Nata e zbritjes së Kur’anit:

  Lejletul Kadri hajrun min elfi shehrin  
“Nata e Kadrit është më e vlefshme se 1000 muaj”.
  (El-Kadër, 3)

Mendimi i dytë

Muhamedi a.s. e ka vërejtur kohëzgjatjen e shkurt të umetit të tij në krahasim me popujt tjerë të mëhershëm, të cilët kanë jetuar shumë dhe kanë pasur mundësi të bëjnë ibadet më shumë, kështu që për të ju kompensuar vlera e punëve në krahasim me veprat e popujve të tjerë të cilët e kishin shumë të gjatë kohëzgjatjen e jetës së tyre, Allahu xh.sh. e ka paraparë që ibadeti dhe vepra në këtë natë të jetë më e vlefshme se 1000 muaj.

Mendimi i tretë

Mbretëria e Sulejmanit ka zgjatë 500 muaj. Pastaj edhe mbretëria e Dhulkarnejnit ka zgjatë 500 muaj. Kohëzgjatja e dy mbretërive ka zgjatë 1000 muaj (më shumë se 80 vite), atëherë Zoti për umetin tonë e ka bërë këtë natë më të dobishme se dy mbretëritë e tyre.

Ka edhe mendime tjera që nuk e shoh të arsyeshme të zgjerohem më shumë.

Vëllezër të nderuar!

Zoti i Madhërishëm thotë:

  Tenez-zelul melaaiketu verr-rruuhu bi idhni Rabbihim  
“Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin melekët dhe shpirti (Xhibrili).”
  (El-Kadër: 4)

– Natës së Kadrit i është rritur vlera ngase bashkëngjitet edhe zbritja e melaqeve dhe shpirtit të Xhibrilit në këtë natë për çdo urdhër prej urdhrave të Allahut të Madhërishëm.

Fjala “Ruhë” është për Xhibrilin a.s. E ka specifikuar për të treguar vlerën e posaçme të tij, kështu është nënrenditur e specifikuara pas përmendjes së të përgjithshmes.

Kjo natë është e rrethuar me të mira, ngase në këtë natë ka zbritur Kur’ani dhe zbresin melaqet: Kjo është siguri, begati dhe mirësi, nuk ka të keqe në të, dhe atë prej perëndimit të diellit e deri në lindjen e diellit.

Melaqet zbresin tufa-tufa njëra pas tjetrës për mëshirë. Deri në lindjen e diellit janë për “paqe-siguri”. Pra, për çdo çështje që frikëson, ata sigurojnë qetësi.

– Ne gëzohemi kur na vjen ndonjë vizitor i mirë prej njerëzve.

– Ne gëzohemi kur na viziton ndonjë dashamirë për ndonjë lajm të mirë.

Por ne duhet të gëzohemi kur na vijnë vizitorë nga qielli.

Ne duhet të gëzohemi kur na vjen të na vizitojë Xhibrili, i cili e ka zbritur Kur’anin, i cili është planprogram dhe udhëzues i jetës sonë për të fituar botën tjetër.

Ne duhet të gëzohemi ngase Xhibrili dhe melekët e panumërt na vizitojnë për të shpërndarë mëshirë deri në lindjen e diellit.

Vëllezër të nderuar!

Zoti i Madhërishëm thotë:

  Min kul-li emrin  
“…për secilën çështje.”
  (El-Kadër: 4)

Shtetet e projektojnë buxhetin financiar për një vit, ndërsa Zoti i Madhërishëm projekton çdo çështje, madje përcakton edhe çdo frymëmarrje të secilit njeri, e të mos flasim për të çështjet tjera!

Vlerat e kësaj nate janë të shumta, e prej tyre:

Quhet Nata e Kadrit, për shkak të përcaktimit dhe të programimit të çështjeve për vitin në vijim. Kjo bazohet në thënien e Allahut:

“Në të ndahet çdo çështje e urtë”. (Ed-Duhanë: 4).

Në natën e Kadrit, nga qiejt në tokë zbresin melaqet për çdo çështje dhe për çdo çështje e cila përcaktohet atë natë për gjatë tërë vitit paraprak.

Ne duhet të gëzohemi ngase Xhibrili dhe melekët e panumërt na vizitojnë për të përcaktuar çdo çështje e cila përcaktohet në këtë natë për gjatë tërë vitit paraprak.

Xhibrili dhe melekët e panumërt na vizitojnë për çdo çështje e cila i nevojitet besimtarit.

Është quajtur ditë e përcaktimit nga shkaku se:

Allahu i Madhërishëm përcakton vdekjet për vitin në vijim.

Allahu i Madhërishëm përcakton furnizimet për vitin në vijim.

Allahu i Madhërishëm i përcakton të gjitha ngjarjet për vitin në vijim.

E pastaj,

Allahu bën që melekët t’i zbatojnë ato çështje.

Pra, zbritja e tyre bëhet për shkak të çështjeve të përcaktuara.

Fjala “Ruhë” është për Xhibrilin a.s. E ka specifikuar për të treguar vlerën e posaçme të tij, kështu është nënrenditur e specifikuara pas përmendjes së të përgjithshmes.

Përfundim

Kjo natë është brenda dhjetë ditëve të fundit të muajit Ramazan. Ai i cili dëshiron të arrijë vlerën e kësaj nate, duhet të angazhohet prej natës së njëzet të këtij muaji dhe deri në ditën e fundit të këtij muaji dhe atë në netët tek, e ato janë: Nata e: 21, 23, 25, 27, 29 e muajit Ramazan. Kjo ngase është regjistruar në hadithë se pejgamberi a.s. ka thënë: Përmbajuni asaj (natës së Kadrit) në dhjetë ditët e fundit të muajit Ramazan.

Ne duhet të gëzohemi ngase Xhibrili dhe melekët e panumërt na vizitojnë për të na përshëndetë me përshëndetjen e selamit. Ne duhet të gëzohemi ngase Xhibrili dhe melekët e panumërt na vizitojnë për të na e larguar çdo të keqe. Zoti i Madhërishëm thotë:

  Selamun hije hattaa met’leil fexhri  
“Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.”
  (Kadr, 5)

Natës së Kadrit i është rritur vlera ngase kjo natë sjellë siguri nga çdo e keqe, sjellë qetësi, shëndet, në të pranohen lutjet, duke filluar nga fillimi i kësaj nate e deri në agimin e mëngjesit të ditës tjetër.

Kjo është nata në të cilën zbresin melekët në fytyrën e tokës më shumë se në çdo ditë tjerë të vitit. Për të na përshëndetur dhe për të sjellë PAQË (Selam).

Në këtë natë mbushet fytyra e tokës me melekë vizitorë enkas për këtë natë dhe poashtu Melekët i japin selam edhe njëra-tjetrës.

Natës së kadrit i është rritur vlera, ngase kjo natë sjellë siguri nga çdo e keqe, sjellë qetësi, shëndet.

Natës së Kadrit i është rritur vlera, ngase këtë natë pranohen lutjet, duke filluar nga fillimi i kësaj nate deri në agimin e mëngjesit të ditës tjetër.

Kjo natë është e rrethuar me të mira ngase në këtë natë ka zbritur Kur’ani dhe zbresin melekët: Kjo është siguri, begati dhe mirësi, nuk ka të keqe në të dhe që prej perëndimit të diellit e deri në lindjen e diellit vazhdon zbritja e të mirave dhe begative.

Ne duhet të gëzohemi ngase Xhibrili dhe melekët e panumërt na vizitojnë për na sjellë “paqe – siguri”, për të na siguruar qetësi.

Xhibrili dhe melekët e panumërt na vizitojnë për të na e larguar çdo brengë e cila na shqetëson.

Selam (paqe) për falësit të cilët shkojnë në xhami. Melekët shkojnë te çdo besimtar dhe e përshëndesin me “Esselamu alejke ve rahmetull-Llahi ve berekatuhu (Paqja qoftë mbi ty, qoftë mbi ty edhe mëshira e Zotit edhe mirësia e Tij)”.

Në këtë natë duhen kryer adhurime për hir të Allahut, duhet falur namaz duke e përforcuar ndjenjën e adhurimit.

“Selam” ka kuptimin e përshëndetjes. Pra, melaqet i përshëndesin me selam besimtarët.

Duhet lexuar sa më shumë Kur’an, të dëgjohet ai që e lexon atë si dhe të meditohet mbi ato ç’ka thotë Kur’ani.

Duhet ta përshëndesim dhe të dërgojmë salavate për pejgamberin a.s., të shpresojmë në shefatin (ndërmjetësimin) e tij.

Duhet të kërkojmë falje e mëshirë nga Allahu, të bëjmë vetllogari dhe ta bindim veten të kthehemi drejt rrugës së drejtë.

Është vërtetuar se Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Kush falet gjatë natës së lejletul Kadrit me shpresë dhe me besim se do t’i pranohet namazi, atij do t’i falen gabimet e mëhershme.”

Të bëjmë sa më shumë dhikër e të meditojmë. Vetëm me përkujtimin e Allahut gjejnë shpëtim dhe qetësi zemrat.

Lutja bëhet gjatë gjithë vitit. Lutja bëhet gjatë netëve të vitit. Lutja bëhet edhe gjatë muajit Ramazan.

Lutja bëhet edhe para iftarit, lutja bëhet edhe në çaste tjera. Por për këtë natë Pejgamberi a.s. e ka përcaktuar lutjen si në vijim ku e ka këshilluar Aishen që të lutet si në vijim:

“Allahumme inneke afuvvun, tuhibbu’l-afue fa’fu anni.”

Zoti im! Ti je Falës, e do faljen e mëkateve, më fal dhe mua!

Ta përfundojmë këtë natë me ibadet, me lutje, me pendim, me dhikr dhe me lexim të Kur’anit.

Po e përfundoj këtë hutbe me këtë lutje, por në shumës:

“Allahumme inneke afuvvun, tuhibbu’l-afue, fa’fu anna.”

Zoti ynë! Ti je Falës, e do faljen e mëkateve, na i fal mëkatet neve!

Lini një koment