Dr. Musli Vërbani
–
HUTBEJA E DYTË
Zoti i Madhërishëm e ka zbritur Kur’anin për ta studiuar, për ta mësuar dhe për ta praktikuar.
Zoti i Madhërishëm e ka zbritur Kur’anin ta lexojmë dhe të veprojmë me të. Ta analizojmë dhe ta studiojmë. Ta studiojmë dhe ta praktikojmë.
Njeriu me injorancën e tij, kur e sheh veten të pasur, e tepron dhe largohet nga rruga e drejtë dhe harron se një ditë do të kthehet te Zoti.
Njeriu me injorancën e tij, kur e sheh veten me pozitë, e tepron dhe largohet nga rruga e drejtë dhe harron se një ditë do të kthehet te Zoti.
Njeriu me injorancën e tij, kur e sheh veten me famë, e tepron dhe largohet nga rruga e drejtë dhe harron se një ditë do të kthehet te Zoti.
Shembull tipik i të gjithëve kohëve është Ebu Xhehli, i cili ka thënë:
“A është Muhamedi më kryesori në mesin tuaj.”
I është thënë: Po.
Thotë: “Edhe më i mirë se “Lati” dhe “Uza”!!
E, atëherë kur do ta shoh, do ta shkeli në qafë, e pastaj do ta tërheqë zvarrë me fytyrë për toke”.
Edhe sot ka të atillë të cilët i urrejnë falësit e namazit.
Edhe sot ka të atillë të cilët mundohen t’i pengojnë falësit e namazit në forma të ndryshme.
Atëherë ka zbritur ajeti:
| Kel-laa innel insaane le jetgaa en reaahustagnaa |
| “Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë, për shkak se e ndien veten të pavarur.” |
| (El-Alek: 6, 7) |
Allahu reagon ndaj Ebu Xhehlit, i cili është bërë arrogant pse ka qenë i pasur.
Allahu reagon ndaj çdonjërit, i cili bëhet arrogant vetëm pse është i pasur.
I qorton ateistët kryeneç, te të cilët, ateizmi është shkaktari kryesor i kryelartësisë së tyre.
I qorton laicistët kryeneç, te të cilët, pozita është shkaktari kryesor i kryelartësisë së tyre.
Pastaj ata të cilët e ndjejnë veten të pavarur nga Zoti, e pengojnë të mirën e Islamit.
Ata nuk vetmjaftohen me ateizmin e tyre, por pengojnë faljen e namazit.
Besimtarë të nderuar!
Pastaj Zoti i Madhërishëm thotë:
| Inne ilaa rabbikeruxh’aa |
| “Po, kthimi është vetëm te Zoti yt.” |
| (El-Alek: 8) |
Allahu Famëlartë thotë: Përfundimi i çdo njeriu është vetëm tek Allahu dhe te askush tjetër.
Njerëzit do të ringjallen dhe do të tubohen te Zoti në Ditën e gjykimit.
Atëherë secili do të jep llogari për pasurinë e tij, nga e ka fituar dhe si e ka shpenzuar.
Ajeti:“Po, kthimi është vetëm te Zoti yt.” (El-Alek: 8) i referohet çdo arrogantit, për ta kërcënuar se ku përfundon ai.
Ky ajet i referohet çdo ateistittit, për ta paralajmëruar se ku përfundon ai.
Vëllezër të nderuar!
Deri sa pejgamberi a.s. ishte duke u falë, shkon Ebu Xhehli për ta penguar.
Për këtë arsye kanë zbritur ajetet:
| Ereejtel ledhii jenhaa abden idhaa sal-laa |
| “A më tregon atë që pengon, një rob kur ai falet?” |
| (El-Alek: 9, 10) |
Më trego për gjendjen e këtij arroganti vetmashtrues.
Më trego për gjendjen e Ebu Xhehlit, se si thotë se do ta pengon robin – Muhamedin a.s. – për ta falë namazin.
Më trego për gjendjen e të ngjashmëve me Ebu Xhehlin, se si thonë se do ta pengojnë robin për ta adhuruar Allahun.
Më trego për gjendjen e ateistëve të cilët angazhohen për t’i kthyer besimtarët në ateizëm, e për t’u larguar nga adhurimi në Krijuesin furnizues.
Arroganca është veti e shëmtuar, e prej arrogancës është edhe pengimi i faljes së namazit, si dhe pengesat tjera.
Vëllezër të nderuar!
Njeriu, po të këshillonte për mirë, për devotshmëri, do të fitonte shpërblim të madh. Zoti i madhërishëm thotë:
| Ereejte in kaane alel hudaa ev emere bit tekvaa |
| “Ç’mendon kur ai (robi) është në rrugë të drejtë? Ose ai (rob) urdhëroi për sinqeritet.” |
| (El-Alek: 11, 12) |
Edhe pse, po të këshillonte për devotshmëri, ai do të fitonte shpërblim të madh.
Edhe pse, po të këshillonte për mirësi, ai do të fitonte xhenetin.
Më trego gjendjen e atij arroganti: A po shkon në rrugë të drejtë dhe në rrugën e adhurimit të Allahut apo po urdhëron në adhurimin e idhujve, siç ka krijuar bindje?
Më trego gjendjen e atij arroganti: A po e urdhëron tjetrin për devotshmëri apo po urdhëron në ateizëm, siç është vet ai?
Ai, jo vetëm se nuk është në rrugë të drejtë, por edhe të tjerët i largon nga rruga e drejtë.
Çka mendon, po të udhëzonte në rrugë të drejtë, e që më pastaj edhe të tjerët t’i udhëzonte në rrugë të drejtë?
Besimtarë të nderuar!
Pastaj, Zoti i Madhërishëm thotë:
| Ereejte in kedh dheebe ve tevel-laa elem jealem bi ennell-Llaahe jeraa |
| “A më tregon nëse ai përgënjeshtron dhe zmbrapset (nga besimi)? A nuk e di ai se Allahu e sheh?” |
| (El-Alek: 13, 14) |
Sa i përket këtij arroganti, Allahu e sheh atë.
Allahu i dëgjon fjalët e arrogantit.
Allahu e di gjendjen e ateistit dhe të laicistit, komunistit e kështu me radhë.
Ah, sikur ta dinin se Allahu sheh çdo gjë dhe çdo gjë monitorohet prej Tij.
Allahu e di të dukshmen dhe të padukshmen, dhe secilin e paguan në bazë të veprave.
Allahu të mirën e shpërblen me të mirë, të keqen e dënon me të keqe.
O njeri, ti i ke tejkaluar kufijtë e arrogancës dhe nga shkaku se e llogaritë veten të pavarur.
O njeri, ti po i mohon begatitë e Allahut, nga shkaku se e llogaritë veten të fuqishëm.
O njeri, ti i ke tejkaluar kufijtë e kriminalitetit, nga shkaku se e llogaritë veten të pavarur.
Poqëse pabesimtarët dhe të ngjashmit me ta nuk i japin fund pabesimit dhe devijimit, Allahu do t’i dënon me dënim të ashpër.
Vëllezër të nderuar!
Pastaj Zoti i Madhërishëm thotë:
| Kel-laa lein lem jentehi le nesfeannaasijeti naasijetin kaadhibetin |
| “Jo, Jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin. Floku rrenacak, mëkatar.” |
| (El-Alek: 15, 16) |
Në këto ajete, Allahu i adresohet pejgamberit a.s.:
Më trego për situatën e atij arroganti.
Më trego për situatën e Ebu Xhehlit, i cili i përgënjeshtron argumentet e përsosura të monoteizmit.
Më trego për situatën e ateistëve, të cilët përgënjeshtrojnë argumentet e fuqisë absolute të Zotit.
Më trego për situatën e laicistëve të cilët e refuzojnë ftesën tënde për të besuar në Zotin Një.
Nëse nuk ndalet nga ai mllef, le të thërret mediet për ta mbështetur.
Nëse nuk ndalet nga ajo urrejtje, le ta thërrasim publikun dhe popullin e tij për t’i përkrahur.
Nëse nuk ndalet nga ai veprim, le të i thërret bashkëveprimtarët e familjen e tij për t’i ndihmuar.
Për Zotin, nëse nuk heq dorë nga maltretimet dhe nëse nuk heq dorë nga kokëfortësia e tij, do ta kapim për balluke.
Për flokët para koke të cilat lëshohen për balli, e kështu do ta tërheqim zvarrë për në xhehenem.
Vëllezër të nderuar!
Pejgamberi a.s. ishte duke u falë.
Shkon Ebu Xhehli i cili ishte i pari Mekës dhe i thotë:
“A nuk ta kam ndaluar këtë”, me fjalë tjera i bërtiste pejgamberit a.s.
Pastaj , Ebu Xhehli i ka thënë pejgamberit a.s: “Ti e di se nëse bëj thirrje, do të mbushet vendi me të tjerë si unë!”.
Për këtë arsye ka zbritur:
| Feljed’u naadijetene |
| “Le të thërret të vetët për bashkëveprim”. |
| (El-Alek, 17) |
Pastaj vazhdojnë ajetet:
| Se ned’uz-zebanijeten |
| “Ne do t’i thërrasim zebanitë.” |
| (El-Alek, 18) |
“Zebanijet” janë melaqet e ashpra të xhehenemit, për t’i hedhur banorët e xhehenemit në xhehenem.
Përfundim
Zoti i madhërishëm i ka thënë pejgamberit a.s.:
“Jo, Jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të.” (El-Alek: 19)
O pejgamber, kujdes, mos i dëgjo dhe ta lësh namazin.
Kur i adresohet pejgamberit a.s., ju adresohet edhe juve, mos i dëgjoni të tjerët, por bëjini sexhde, faleni namazin.
O besimtarë, kujdes, mos i dëgjoni të tjerët e të largoheni nga namazi.
Mos i dëgjoni të tjerët, e të largoheni nga adhurimi dhe nga Allahu.
Mos i dëgjoni të tjerët, e të mos bëheni e devotshëm.
Për ata Zoti i Madhërishëm thotë:
| Kel-laa, Laa tutiëhu vesxhud vekterib |
| “Kurrsesi, ti mos iu nënshtro atij, por bënë sexhde dhe afroju Zotit tënd!” |
| (El-Alek, 19) |
Kjo është krenari për ju.
Vazhdoni me devotshmëri ndaj Allahut.
Kjo është mbrojtje, siguri dhe garanci për ju.
Sexhdeja, obligimet dhe të gjitha veprat vullnetare të afrojnë te Zoti dhe e kënaqin Zotin ndërsa veprat e këqija largojnë nga Zoti.