Dr. Musli Vërbani
–
Nëna i takon rendit të parë të trashëgimisë.
Nëna është trashëgimtare farz e afërsisë së gjakut.
Nëna nuk mund të mbulohet tërësisht, edhe pse mund të mbulohet pjesërisht.
Nëna, edhe pse është trashëgimtare e detyrueshme, trashëgon pjesën farz, e jo pjesën teasibë.
Nëna me babain ndonjëherë trashëgojnë pjesë të barabarta e herëve të tjera babai trashëgon dyfishin e nënës. Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
“…për prindërit (nënës dhe babait), për secilin nga ata, u takon e gjashta nga ajo që ka lënë (i vdekuri), nëse ka fëmijë…”. (En-Nisa, 11)
“… nëse ai (i vdekuri) ka vëllezër, nënës së tij i takon vetëm një e gjashta…”.
(En-Nisa, 11)
Edhe pse babai i mbulon vëllezërit, nëna nuk i mbulon ata, por trashëgon së bashku me ta.
Nëna trashëgon në tri mënyra:
1 2 3
| 1/6 farz | 1/3 farz | 1/3 e mbetur pas farzit |
Mënyra e parë
Nëna trashëgon 1/3 (një të tretën), nëse plotësohen tri kushte:
- Nëse i vdekuri nuk ka lënë djem dhe vajza, dhe loze të poshtme;
- Nëse nuk ka vëllezër dhe motra;
- Nëse nuk ka lënë bashkëshort, respektivisht bashkëshorte, me kushtin tjetër që të mos jetë gjallë edhe babai i të vdekurit.
Shembull:
Nëse i vdekuri lë pas vetes nënën, burrin dhe vëllain prej nënës.
Vendim
| 6 Pjesë | |||
| Burri | 1/2 | 3 Pjesë | Farz |
| Nëna | 1/3 | 2 Pjesë | Farz |
| Vëllai prej nëne | 1/6 | 1 Pjesë | Teasibë |
Arsyetim
Burri merr ½ (një të dytën), sepse e vdekura nuk ka fëmijë. Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
“Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që lënë gratë e tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë…”. (En-Nisa, 12)
Nëna merr 1/3 (një të tretën), Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
“…e në qoftë se (i vdekuri) nuk ka fëmijë, e atë e trashëgojnë (vetëm) prindërit, atëherë nënës së tij i takon një e treta…”.
(En-Nisa, 11)
Vëllai merr 1/6 (një të gjashtën),pjesën shtesë
Shembull tjetër:
Nëse i vdekuri lë pas vetes nënën dhe babain.
Vendim
| 3 Pjesë | |||
| Nëna | 1/3 | 1 Pjesë | Farz |
| Babai | 2/3 | 2 Pjesë | Teasibë |
Arsyetim
Babai merr 2/3 (dy të tretat), ndërsa nëna merr 1/3 (një të tretën), pasi që i vdekuri nuk ka fëmijë, dhe në bazë të rregullit një hise femrës dhe dy hise mashkullit.
Mënyra e dytë
Nëna trashëgon 1/6 (një të gjashtën), nëse plotësohen kushtet:
- Nëse i vdekuri nuk ka lënë loze të poshtme: djem dhe vajza, ose vëllezër e motra të të gjitha kategorive;
- Nëse nuk ka lënë bashkëshort, respektivisht bashkëshorte, dhe që të mos jetë gjallë babai.
Shembull
Nëse i vdekuri lë pas vetes nënën dhe vajzën.
Vendim
| 6 Pjesë | |||
| Nëna | 1/6 | 1 Pjesë | Farz |
| Vajza | 5/6 | 5 Pjesë | Farz +Teasibë |
Arsyetim
Nëna merr 1/6 (një të gjashtën), sepse i vdekuri ka fëmijë, Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
“…për prindërit, për secilin nga ata, u takon e gjashta nga ajo që ka lënë (i vdekuri), nëse ka fëmijë…”. (En-Nisa, 11)
Vajza merr 5/6 (pesë të gjashtat).
Shembull tjetër
Nëse i vdekuri lë pas vetes nënën dhe pesë vajza.
Vendim
| 6 Pjesë | |||
| Nëna | 1/6 | 1 Pjesë | Farz |
| 5 Vajza | 5/6 | 5 Pjesë | Teasibë |
Arsyetim
Nëna merr 1/6 (një të gjashtën), sepse i vdekuri ka lënë pas vetes fëmijë. Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
“…për prindërit, për secilin nga ata, u takon e gjashta nga ajo që ka lënë (i vdekuri), nëse ka fëmijë…”. (En-Nisa, 11)
Pesë vajzat, secila prej tyre merr 1/6 (një të gjashtën), sepse në këtë rast janë trashëgimtare asaba.
Mënyra e tretë
Nëna nuk e trashëgon as 1/3 (një të tretën) as 1/6 (një të gjashtën), as pjesën teasibë, por pjesën teasibë pas farzit.
Kjo ndodh kur i vdekuri lë pas vetes burrin, nënën dhe babain; ose gruan nënën dhe babain.
Shembull:
Nëse i vdekuri lë pas vetes gruan, babain dhe nënën.
Vendim
| 4 Pjesë | |||
| Gruaja | 1/4 | 1 Pjesë | Farz |
| Nëna | 1/4 | 1 Pjesë | Farz pas Farzit |
| Babai | 2/4 | 2 Pjesë | Teasibë |
Arsyetim
Në rend të parë, gruaja trashëgon ¼ (një të katërtën), ndërsa ¾ (tri të katërtat) ndahen në mes të nënës dhe babait. Kjo do të thotë se nënës i takon ¼ (një e katërta), ndërsa babait 2/4 (dy të katërtat).
Shembull tjetër:
Nëse e vdekura lë pas vetes burrin, babain dhe nënën.
Vendim
| 24 Pjesë | |||
| Burri | 1/2 | 12 Pjesë | Farz |
| Nëna | 2/3 | 4 Pjesë | Farz pas Farzit |
| Babai | 1/8 | 8 Pjesë | Farz pas Farzit |
Arsyetim
Burri merr ½ (një të dytën), sepse i vdekuri nuk ka fëmijë. Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
“Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që lënë gratë e tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë…”.
(En-Nisa, 12)
Babai merr 2/3 (dy të tretat);
Nëna merr 1/8 (një të tetën).
—————————————————————————————-Këto dy raste quhen trashëgimia sipas Omerit.