Dr. Musli Vërbani
–
Shartet e trashëgimlënësit janë:
- Vdekja e trashëgimlënësit;
- Gjallëria e trashëgimtarëve;
- Ekzistimi i bazës juridike për të trashëguar.
1. Vdekja e trashëgimlënësit fizikisht (hakikatun) apo juridikisht (hukmen)
Sa i përket këtij sharti të trashëgimisë në Islam, tek ne, në popull nuk përfillet, por veprohet në të kundërtën. Sepse, në të shumtën e rasteve, mos të themi në tërësi, duke qenë prindi gjallë ndahen vëllezërit dhe pastaj prindi vazhdon të jetojë apo të qëndrojë me djalin më të vogël, nga shkaku se ai ka nevojë më së shumti. Duhet ditur, edhe pse tek ne praktikohet një gjë e tillë, se sheriati Islam nuk e njeh një ndarje të tillë.
Nëse personi i cili trashëgohet është i pagjetur, atëherë gjyqi, në bazë të kushteve dhe rrethanave të caktuara, vendos se ai person është i vdekur juridikisht.
2. Gjallëria e trashëgimtarit
Ai i cili trashëgon duhet të jetë i gjallë. Nëse është i vdekur, nuk ka të drejt trashëgimie. Në traditën tonë, nëse vajza apo motra kërkon dhe e merr pjesën e trashëgimisë, vëllezërit i thonë: Ti për ne je e vdekur dhe nuk ke të drejtë të kesh të pame në shtëpinë tonë! Ndërsa ajo që ne sqaruam më parë tregon të kundërtën, d.m.th. se ky veprim është në kundërshtim me sheriatin Islam.
Jeta e trashëgimtarit mund të jetë faktike ose paramenduese, siç është rasti me gruan shtatzënë. Juridikisht foshnja është e gjallë, që do të thotë se ai trashëgon. Pjesa e tij ndahet deri sa të lind. Nëse lind i gjallë, atëherë ai trashëgon, ndërsa, nëse lind i vdekur, nuk trashëgon.
Nëse disa persona që trashëgojnë njëri-tjetrin janë mbytur në rast të krizave, në rast tërmeti, apo në rast të vërshimeve etj etj., dhe nuk dihet se cili ka vdekur më parë se tjetri, atëherë nuk ka trashëgimi në mes tyre, por pasuria e tyre trashëgohet te trashëgimtarët e gjallë.
3. Ekzistimi i bazës juridike për të trashëguar