Dr. Musli Vërbani
–
Ruknet e trashëgimisë janë:
- I trashëguari. Këtu kemi për qëllim personin e vdekur, sepse nëse personi nuk ka vdekur, atëherë nuk ka për çka të hulumtohet që pasuria të ndahet në mes tjerëve.
Në traditën tonë, në të shumtën e rasteve, bëhet ndarja e pasurisë edhe duke qenë gjallë trashëgimlënësi, gjë që është në kundërshtim me normat islame.
- E trashëguara (masa trashëguese). Këtu kemi për qëllim pasurinë e trashëguar. Me një fjalë, nëse nuk ka pasuri të mbetur për t’u trashëguar, atëherë nuk kemi çka të hulumtojnë për trashëgimtarë.
- Trashëgimtari. Këtu kemi për qëllim personin i cili ka të drejtë të trashëgojë, pa marrë parasysh se ajo pjesë e pasurisë është e paktë apo e shumtë.
Pra, këto janë tri ruknet e trashëgimisë: i trashëguari, pasuria për t’u trashëguar dhe trashëgimtari. Nëse njëra prej këtyre rukneve mungon, nuk kemi çka të flasim për trashëgimi.