Dr. Musli Vërbani
–
Jakubi a.s. ka vdekur në Egjipt.
Para se të vdiste Jakubi i kishte tubuar të gjithë fëmijët.
Fëmijët mendonin se babai i tyre do të ju linte trashëgiminë e pasurisë.
Pas një heshtjeje Jaëkubi a.s. ju tha bijve të tij:
– Kë do ta adhuroni pas meje?
Jaëkubi a.s. nuk brengosej për asgjë por vetëm për fenë e tyre.
I kishte edukuar ata në fenë e pastër Islame.
I kishte edukuar në fenë e gjyshërve të tyre Ibrahimit a.s. dhe Is’hakut a.s.
I kishte edukuar të besonin në një Zot. Zotin e qiejve dhe të tokës.
I kishte edukuar ata të besonin në Zotin sundimtar të gjithësisë.
I kishte edukuar ata ta besonin Zotin Furnizues të gjallesave.
I kishte edukuar ata ta besonin Zotin Mëshirues të pakufishëm.
I kishte edukuar të besonin në Xhenet e Xhehenem.
I kishte mësuar për vdekjen dhe dënimin në varr.
I kishte mësuar se të gjithë pejgamberët prej Ademit a.s. kishin besuar në një Zot.
I kishte mësuar se të gjithë pejgamberët kishin kryer një mision edhe pse kishin jetuar në kohëra të ndryshme, në vende të ndryshme dhe kishin pasur gjuhë të ndryshme.
Të gjithë fëmijët iu përgjigjën:
– Adhurojmë Zotin tënd dhe Zotin e babës tënd dhe gjyshërve Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut.
Zot Një (nuk ka tjetër përpos Atij).
Ne atij iu kemi dorëzuar dhe jemi musliman.
Ne jemi musliman,
ne jemi musliman,
ne jemi musliman!
Nga kjo përgjigje shndriti fytyra e Jaëkubit.
Dha jetë i lumtur sepse fëmijëve të tyre ua kishte lënë fenë Islame.