Dr. Musli Vërbani
–
Po japim lajmet më të reja nga ndërrimi i motmoteve:
Akrepat e orës kanë kaluar nga 00:00 në 00:01 dhe nuk kthehen mbrapa.
Për një sekondë i jemi afruar vdekjes dhe për një sekondë i jemi larguar (ditë) lindjes.
Ashtu sikurse shtohen sekondat e orës dhe e pakësojnë jetën, ashtu edhe frymëmarrjet dhe të rrahurat e zemrës shtohen dhe e pakësojnë jetën. Andaj kujdes, duhet pasur parasysh që të pakësohen mëkatet dhe të shtohen veprat e mira dhe të mos fillohet me mëkate dhe në pakësim të veprave të mira.