Dr. Musli Vërbani
–
IKREë KITAABEK
Lexo librin tënd
- Ka kaluar një vit.
Secili njeri: - me fjalët e tij;
- me veprat e tij;
- me heshjen e tij;
Ka shkruar një kapitull në LIBRIN E TIJ.
Do të ndodhë një ditë kur:
– NDONJË NJERIU I DËRËZOHET LIBRI (DEKORATA) NË DORËN E DJATHTË.
Zoti i Madhëruar thotë:
“Atij të cilit i jepet libri i tij në dorën e djathtë, ai do të jep llogari me lehtësi dhe do të kthehet në familjen e tij i gëzuar.”
– NDONJË NJERIU I DORËZOHET LIBRI I TIJ NË DORËN E MAJTË.
Zoti i Madhëruar thotë:
“Atij të cilit i jepet libri në dorën e majtë thotë: O i mjeri unë, më mirë mos ta kisha marrë këtë libër. Se nuk di se çfarë llogarie duhet me dhënë.
Ah i mjeri unë sikur mos të ishte shkruar fare, se sot nuk bën punë pasuria, jam i paaftë dhe nuk bën punë as pozita as udhëheqësia. (E Zoti i Madhëruar) Thotë: Merreni atë, vërjani prangat. Pastaj futeni në xhehennem.” (El Hakka : 25-31)
– NDONJË NJERIU I DORËZOHET LIBRI I TIJ PAS SHPINE.
Zoti i Madhëruar thotë:
“Atij të cilit i jepet libri pas shpine, ai do t`i ndjell vetes shkatërrim dhe do të hedhet në zjarr përcëllues.” (El Inshikak, 10-12)
Pas dorëzimit të librit të fundit të jetës dhe jo të fundit të vitit Zoti i Madhëruar thotë:
“… LEXO LIBRIN TËND” (IKREë KITAABEK)
Në fundjetë dhe jo në fundvit, llogaritë nuk i bëjnë njerëzit tjerë, as inspektorët, as institucionet qeveritare dhe as institucionet joqeveritare, por përllogaritjen e bën vet njeriu për veten e tij, ku Zoti i Larëmadhëruar thotë:
KEFAA BI NEFSIKEL JEVME HASIIBEN
“…mjafton të jesh sot vet llogaritës i vetvetes.” (Isra : 13,14)