Alkame, nëna e tij dhe shehadeti

Dr. Musli Vërbani

Ishte një as’hab i quajtur Alkame.

Ai shoqërohej me Muhamedin a.s. dhe e dëgjonte.

Një ditë sëmuret.

Ai e kuptoi se i kishte ardhur çasti i vdekjes dhe mundohej që ta thoshte shehadetin, por kot përpiqej.

Kur shkoi Pejgamberi a.s. për ta vizituar, kërkoi prej tij ta thoshte shehadetin.

Alkame nuk ishte në gjendje ta thoshte sepse gjuha i ishte ndërlidhur në fyt.

Pejgamberi a.s. pyeti për familjen e tij.

Ata i thanë se ai e kishte nënën. Muhamedi a.s. kërkoi që në tubim të prezantonte edhe nëna e Alkames.

Kur erdhi ajo Pejgamberi a.s. e pyeti: – Si është sjellë djali me ju?

Ajo i përgjigjet: – Ai ty të ka dëgjuar, ndërsa mua jo, ty të ka kënaqur, ndërsa mua më ka hidhëruar. Pejgamberi a.s. pasi që heshti një kohë, kërkoi prej saj t’ia falte djalit të saj, por ajo refuzoi.

Atëherë Pejgamberi s.a.v.s. urdhëroi sababët që të sjellin dru e ata i sollën drutë dhe e ndezën një zjarr. Kur nëna e pa se djali i saj do të digjej në zjarr tha: – A pjesa e zemrës sime të digjet në zjarr para syve të mi?!

Pejgamberi a.s. i thotë: – Ai do të digjet në zjarr të xhehenemit nëse nuk ia falë.

Pasi që nëna ia fali djalit të saj, Alkames, atij i çlirohet gjuha dhe thotë:

“Eshhedu en la ilahe il-lallah, ve eshhedu enne Muhameden abduhu ve resuluhu.”

dhe menjëherë pas shehadetit ndërroi jetë.

Lini një koment