Dr. Musli Vërbani
–
Hutbe e xhumasë
–
Në hutben e sotme do të flasim për borxhin dhe rregullat e borxhit.
Njeriu, ndonjëherë gjendet në kushte të vështira, ashtu që i paraqitet nevoja për të kërkuar ndihmë materiale.
Ndonjëherë gjendet në rrethana të ndërlikuara, ashtu që i paraqitet nevoja për të marrë borxh.
Për këtë arsye, Allahu ka udhëzuar besimtarët që të bashkëpunojnë në mes vete.
Për këtë arsye, Allahu ka udhëzuar besimtarët të bashkëveprojnë në mes vete.
Për këtë arsye, Allahu ka udhëzuar besimtarët që të ndihmojnë njëri-tjetrin.
Vëllezër të nderuar!
Prej rregullave të borxhit është regjistrimi i borxhit. Zoti i Madhërishëm ka kërkuar nga besimtarët që t’i regjistrojnë borxhet, siç thotë:
“O besimtarë, kur merrni borxh prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë.”(Bekare, 282).
Çka udhëzon ky ajet fisnik?
Përgjigjja:
– Udhëzon obligimin për kryerjen e emanetit në përpikëri.
– Udhëzon sigurimin e borxhit kështu që: Regjistrohet borxhi.
– Udhëzon regjistrimin e shumës së borxhit.
– Udhëzon regjistrimin e kohëzgjatjes së borxhit.
– Udhëzon regjistrimin e afatin të kryerjes së borxhit.
– Udhëzon mënyrën e kryerjes së borxhit.
Pse kërkohet kjo procedurë?
Kjo procedurë kërkohet me qëllimin për të siguruar edhe të drejtat e borxhdhënësit edhe të borxhmarrësit.
Kërkohet kjo procedurë nga shkaku se ndonjëri prej tyre vdes.
Kërkohet kjo procedurë nga shkaku se ndonjëri prej tyre harron.
Kërkohet kjo procedurë nga shkaku se ndonjëri prej tyre e mohon, etj.
Besimtarë të nderuar!
Disa njerëz turpërohen që ta regjistrojnë borxhin dhe mendojnë se është nënçmim, posaçërisht kur janë të afërt, por duhet ditur se urdhri i Allahut ka prioritet ndaj të afërtit.
Disa njerëz turpërohen që ta regjistrojnë borxhin dhe mendojnë se është nënçmim, posaçërisht kur janë fqinjë etj., por duhet ditur se urdhri i Allahut ka prioritet ndaj fqinjit.
Disa njerëz turpërohen që ta regjistrojnë borxhin dhe mendojnë se është nënçmim, posaçërisht kur janë shokë, miq, por duhet ditur se urdhri i Allahut ka prioritet ndaj shokut.
Duhet të zbatohet urdhri i Allahut. Borxhdhënësi le ta regjistron që ta lehtëson borxhmarrësin.
Zoti i Madhërishëm thotë:
“Dhe nga gjiri juaj le të shkruajë një shkrues i drejtë dhe të mos ngurrojë nga të shkruarit, ashtu siç e ka mësuar Allahu. Le të shkruajë, ndërsa atij le t’i diktojë ai që pranon borxhin.”(Bekare, 282)
Zoti i Madhërishëm ka kërkuar t’i nënshkruajmë marrëveshjet ashtu që marrëveshja të jetë e siguruar. Shikojeni pjesën e ajetit: “Shkruajeni atë!”. Pastaj, përpos që kërkohet regjistrimi i borxhit, mos përtoni për ta shkruar.
Mos përtoni për ta shkruar edhe afatin e borxhit, i vogël qoftë ose i madh, sepse kjo është më e drejtë te Allahu, më e fortë për dëshmi dhe më afër mosdyshimit.
Nëse është tregti e menjëhershme që e praktikoni mes jush, atëherë nuk është ndonjë mëkat të mos e shënoni apo ta regjistroni. Zoti i Madhërishëm thotë:
“Por, kur bëni shitblerje, dëshmojeni. E ai (pronari i pasurisë) nuk dëmton as shkruesit as dëshmitarët.”(Bekare, 282).
Zoti i Madhërishëm thotë:
“e nëse bëni (dëmtimin), ai është mosrespekt i juaj.”(Bekare, 282)
Ky është udhëzimi tjetër.
Udhëzimi për të dëshmuar për borxh, marrjen dhe dhënien e borxhit.
Udhëzimi për të dëshmuar dëshmitarë të drejtë dhe të besueshëm.
Kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj.
Mund të jenë edhe tre dëshmitarë, pra një burrë dhe dy gra, siç thotë Zoti i Madhërishëm:
“e në qoftë se nuk janë dy burra, atëherë një burrë e dy gra, nga dëshmitarët që i pëlqeni. (Dy gra në vend të një burri), Për atë se, nëse njëra prej tyre gabon, t’ia përkujtojë tjetra.”
Dëshmitarët nuk duhet të refuzojnë kur të thirren për të dëshmuar.
Vëllezër të nderuar!
Borxhi merret në rast nevoje.
Borxhi merret në rast domosdoshmërie.
Nuk merret borxh për luks, për automjete luksoze.
Nuk merret borxh për shtëpia luksoze.
Nuk merret borxh për dasma luksoze.
Nuk merret borxhi për pushime etj.
Nuk duhet të merret borxh më shumë se sa ka nevojë.
Sot njerëzit dëshirojnë luks në automjete.
Sot njerëzit dëshirojnë orendi.
Prej çështjeve kryesore në kryerjen e borxhit është që të vendosë me guxim dhe me sinqeritet për ta la atë borxh. Pejgamberi a.s. ka thënë:
Kush merr borxh nga të tjerët me qëllimin për ta la atë borxh, Allahu ia mundëson me la atë borxh.
Kush merr borxh me qëllim të dëmtimit, nuk iu mundësohet me la atë borxh.
Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Allahu është me borxhlinë deri sa ta kryen borxhin deri sa nuk bëhet prej atyre të cilët e mohojnë Allahun.”
Pejgamberi a.s. na ka mësuar se:
“Ai që merr nga pasuria e njerëzve me qëllimin për t’ua kthyer, Zoti ja jep (lehtëson) atij atë pasuri.
Ai që e merr pasurinë e tyre me qëllim që ta shkatërrojë atë, Allahu xh. sh. do ta shkatërrojë atë.”
Vëllezër të nderuar!
Besimtari nuk përshpejton që të hyn në borxhe pa nevojë. Kjo nga shkaku se borxhi është çështje e rrezikshme ka të bëjë e të drejtat e njerëzve.
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Dëshmorit i falen të gjitha mëkatet përveç borxhit.”
Pejgamberi a.s. kur prezantonte në falje të namazit të xhenazes pyeste: A ka i vdekuri ndonjë borxh të cilin nuk e ka krye!?
Nëse nuk ka pas borxh ia ka falur namazin e xhenazes.
Nëse ka pas borxh ka thënë: Faljani ju namazin e xhenazes.
Në një rast, një njeri i ka thënë pejgamberit a.s.: Nëse vritem në rrugën e Allahut, a më falen gabimet?
Pejgamberi a.s.: Po, nëse vritesh në rrugën e Allahut duke duruar dhe llogaritur si dhe duke qenë në front, e jo në arratisje.
Pak më vonë, Pejgamberi a.s. e ka thirr atë njeri dhe i ka thënë:
“Xhibrili më njoftoi se nëse vritesh në rrugën e Allahut duke duruar dhe llogaritur duke qenë në front e jo në arratisje, të falen të gjitha mëkatet përveç borxhit.”
Vëllezër të nderuar!
Borxhin duhet të kryhet brenda afatit, por nëse borxhmarrësit i vështirësohet gjendja, borxhdhënësi është mirë t’i jep afat shtesë borxhmarrësit. Zoti i madhërishëm në Kur’anin fisnik ka thënë:
“Nëse ai (borxhliu) është në gjendje të vështirë, atëherë bëni një pritje deri sa të vijë në një çlirim.”(Bekare, 280)
Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Zoti e mëshiron atë i cili është tolerant kur shet, kur blenë dhe kur e kërkon borxhin.”
Nëse borxhdhënësi ia falë borxhmarrësit, kjo është më mirë. Pra: Nëse e llogaritë sadaka duke ia falë borxhin, kjo është më e dobishme në këtë botë dhe në botën tjetër. Zoti i madhërishëm në Kur’anin fisnik ka thënë:
“E t’ia falni (borxhin) në emër të lëmoshës është shumë më e mirë për ju, nëse dini.” (Bekare, 280).
Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Kush dëshiron që të gëzoj veten e vet duke e shpëtuar Allahu xh.sh. nga vështirësitë e Ditës së gjykimit, le t’ia lehtësoj atij që është në vështirësi për shlyerjen e borxhit ose të ja falë një pjesë ose të gjithin.”
Nëse borxhmarrësi është në gjendje të mirë e nuk e lanë borxhin, e ka haram ta vonon borxhin.
Pejgamberi a.s. na ka treguar se:
“Një njeri iu jepte njerëzve borxh. Shërbëtorit të vet i thoshte: Kur të shkosh tek ndonjë borxhli i varfër (që nuk mund ta kthejë borxhin), liroje, ndoshta Allahu na liron neve. Kur vdiq, e takoi Allahun e Madhëruar, ndërsa Ai kishte hequr dorë nga mëkatet e tij (e kishte falur).”
Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Kush i heq muslimanit një ankth e brengë në këtë botë, atij Allahu do t’i heq një nga ankthet e Ditës së Gjykimit dhe kush ia lehtëson atij që është ngushtë (duke ia falur borxhin ose duke ia larë atë apo duke ia shtyrë afatin), Allahu do t’ia lehtësojë atij në dunja dhe ahiret. Allahu është në ndihmën e robit të Tij derisa ai të jetë në ndihmën e vëllait të tij.”
Përfundim
Prej çështjeve më të rëndësishme të borxhit është që borxhmarrësi të bën dua për kryerjen sa më shpejt dhe në afatin e duhur. Në hadithë tregohet se: Një ditë pejgamberi a.s. kishte hyrë në xhami, ku ishte i ulur njëri prej shokëve të tij. Pastaj, pejgamberi a.s. e a pyet: Çfarë ke që po qëndron ulur në xhami, kur nuk është koha e namazit?
Ai u përgjigj: Më ka kapluar mërzia e borxheve, o i Dërguari i Allahut!
Pejgamberi a.s. i ka thënë:
“A dëshiron të të mësoj ty diçka që, kur ta thuash, Allahu i Lartësuar do të largoj prej teje mërzinë dhe do të a mundësojë të paguash borxhet.
Ai i thotë: Po, si jo!
Atëherë pejgamberi a.s. i ka thënë: Kur të zgjohesh në mëngjes dhe ku që të biesh në gjumë, thuaj:
“O Zoti im,
Kërkoj mbështetje tek Ti, që të më largosh brengën dhe pikëllimin.
Kërkoj mbështetje tek Ti, që të më mbrosh prej plogështisë dhe përtacisë.
Kërkoj mbështetje tek Ti, të më largosh frikën dhe koprracinë.
Kërkoj mbështetje tek Ti, të më ndihmosh të paguaj borxhet dhe të më mbrosh nga shtypja e njerëzve.”
Pastaj shoku i pejgamberit a.s. ka treguar se kur e ka bërë këtë lutje, Allahu ia ka mundësuar t’i paguaj borxhet dhe ia ka larguar mërzinë.
“O Zoti ynë,
Kërkomë mbështetje tek Ti, që të na largosh brengat dhe pikëllimet.
Kërkojmë mbështetje tek Ti, që të na mbrosh prej plogështisë dhe përtacisë.
Kërkojmë mbështetje tek Ti, të na largosh frikën dhe koprracinë.
Kërkojmë mbështetje tek Ti, të na ndihmosh t’i paguajmë borxhet.
Kërkojmë mbështetje tek Ti, të na mbrosh nga shtypja e njerëzve.”