Dr. Musli Vërbani
–
Një pijanec dehej për çdo ditë.
Ai mëkatonte për çdo ditë.
Një ditë të ftohtë dimri kalonte nëpër një rrugicë,
aty sheh një fëmijë duke qarë prej urie, e që dridhej.
Pasi që bisedon me të e kuptoi se ai ishte jetim.
Jetimi e impresionoi,
i dha ushqim,
e hoqi pallton e tij dhe ia veshi që ta mbrojë nga të ftohtit.
Pas kësaj shkon në shtëpi ku bie në gjumë të thellë.
Në gjumë sheh ëndërr se ka ndodhur Dita e Kijametit, njerëzit jepnin llogari.
E sheh veten e tij se si melekët e tërhiqnin për ta shpjerë në zjarr të Xhehenemit.
Mirëpo gjatë rrugës e sheh se si jetimi lutej që atij t’i falen gabimet.
Allahu ia pranon lutjen jetimit dhe i urdhëron melekët që mos ta dënojnë pasi që ishte sjellë mirë me jetimin.
Njeriu zgjohet nga gjumi.
Kur e sheh veten në shtrat kërkoi falje nga Allahu dhe e la alkoolin dhe mëkatet dhe vendosi që gjithmonë t’u ndihmojë jetimëve.