29. RREGULLAT E KOMUNIKACIONIT

Dr. Musli Vërbani

Në komunikacion janë rregullat e komunikacionit për mjetet e komunikacionit.

Në rrugë të këmbësorëve janë rregullat e rrugës për këmbësorin.

Në të ulurit në vende publike janë rregullat e të ulurit në vende publike.

Njëherë i Dërguari i Allahut a.s. u tha shokëve të tij: “Kujdes, mos qëndroni nëpër rrugë!”

Ata i thanë: “E kemi të domosdoshme diçka të tillë, sepse kemi nevojë të flasim me njëri-tjetrin.”

Ai u tha: “Nëse është ashtu dhe doni të qëndroni, atëherë jepini rrugës të drejtën që i takon!”

“Cila është e drejta e rrugës, o i Dërguar i Allahut?” – i thanë.

Ai u tha: “Të drejtat e rrugës janë:

– Ulja e shikimit,

– Mosofendimi i askujt,

– Kthimi i përshëndetjes,

– Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja.”

Vëllezër të nderuar!

Islami flet për të drejtën e pronës publike.

Islami flet për përgjegjësinë ndaj pronës publike.

Islami sqaron për mënyrën e përdorimit të ambientit të përbashkët.

Rruga konsiderohet pronë publike.

Askush nuk mund të sillet në pronë publike thuaja se i përket vetëm atij prona publike.

Askush nuk mund ta bllokojë pronë publike për një qëllim apo një tjetër.

Askush nuk mund t’i pengojë njerëzit nga kryerja e nevojave të tyre.

Rruga është zona për përdorim publik.

Rruga është e destinuar për qarkullimin e këmbësorëve.

Rruga është e destinuar për qarkullimin e mjeteve.

Rruga është e destinuar për qarkullimin e kafshëve.

Rruga përfshinë bankinat.

Rruga përfshinë trotuaret.

Edhe pse hadithi është specifikuar për qëndrimin në rrugë, qëllimi nuk është vetëm të ulurit, por edhe gjatë të shëtiturit.

Edhe pse hadithi është specifikuar për qëndrimin në rrugë, qëllimi i hadithit nuk është vetëm për të ulurit në rrugë, por edhe të ulurit në restorante.

Edhe pse hadithi është specifikuar për qëndrimin në rrugë, qëllimi i hadithit nuk është vetëm për të ulurit në rrugë, por edhe në përdorimin i rrjeteve sociale.

Edhe pse hadithi është specifikuar për qëndrimin në rrugë, qëllimi nuk është vetëm të ulurit në rrugë, por edhe ulja në hapësira të qendrave tregtare, në sheshe, etj.

Edhe pse hadithi është specifikuar për qëndrimin në rrugë, qëllimi nuk është vetëm të ulurit në parqe, por edhe duke e ngarë automjetin, motoçikletën, biçikletën, e kështu me radhë.

 Në të gjitha rastet duhet përmbajtur rregullave të moralit. P.sh.: Në automjet i përmbahesh rregullave të komunakcionit, që të mos dënohesh nga zyrtari policor, mirëpo përpos kësaj duhet përmbajtur edhe rregullave të moralit ashtu që nuk lejohet nga automjeti të ngacmohet ndokush me fjalë.

Nuk lejohet të ofendohet ndokush nga automjeti ose edhe të tregohet mendjemadhësi me automjetin e tij.

Nuk lejohet të ofendohet ndokush nga rrjetet sociale ose edhe të tregohet mendjemadhësi nëpërmjet rrjeteve sociale.

Vëllezër të nderuar!

Sa i përket rregullit të parë: Ulja e shikimit.

Përderisa nëpërmjet hadithit urdhërohet për uljen e shikimit, të mos flasim ofendimin me fjalë.

Përderisa nëpërmjet hadithit urdhërohet për uljen e shikimit, të mos flasim ngacmimin me shenja.

Përderisa nëpërmjet hadithit urdhërohet për uljen e shikimit, të mos flasim për ngacmimin me ironi.

Ulja e shikimit është minimumi me të cilin tregohet respekti.

Me uljen e shikimit mbrohet nderi i njerëzve.

Ulja e shikimit është e drejtë që duhet t’ia jep kalimtari të ulurit në rrugë, ashtu siç është e drejtë edhe e të ulurit në rrugë ndaj kalimtarit.

Zoti i Madhërishëm ka urdhëruar si besimtarët, ashtu edhe besimtaret për uljen e shikimit.

Zoti i madhërishëm thotë:

Thuaju besimtarëve të ulin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre. (Nurë, 30).

Poashtu, Zoti i Madhërishëm thotë:

Thuaju edhe besimtareve të ulin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre.”(Nur, 31).

Vëllezër të nderuar!

Sa i përket rregullit të dytë: Mos ofendimi i askujt në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast.

Në ditët e sotme shohim se:

Ka nga ata që edhe ulen në karrige që t’i përcjellin të metat e njerëzve.

Ka nga ata që edhe qëndrojnë në treg dhe e cenojnë nderin e të tjerëve.

Ka nga ata që edhe ulen në ndonjë ambient të hapur të restoranteve dhe përgojojnë të tjerët, gjithë ditën shpifin për të tjerët.

Ka nga ata që ulen në ndonjë hapësirë publike të bartin fjalë nga njëri te tjetri pa mos pasur aspak turp e moral.

Ka nga ata të cilët qëndrojnë ulur pranë mjeteve elektronike dhe nëpërmjet rrjeteve sociale ofendojnë ose i nënçmojnë të tjerët.

Qëllimi i hadithit nuk është vetëm të ulurit, por edhe të shëtiturit.

Qëllimi i hadithit nuk është vetëm të ulurit në rrugë, por edhe të ulurit në restorante në ambiente të hapura.

Qëllimi i hadithit nuk është vetëm të ulurit në rrugë, por edhe duke e ngarë automjetin.

Besimtari flet me urtësi dhe me butësi.

Besimtari nuk e ngrit zërin e tij pa nevojë, gjithmonë flet me fjalë të buta dhe të urta dhe gjithmonë largohet nga fjalët e pahijshme.

Xhematë i nderuar!

Sa i përket rregullit të tretë ku bënë pjesë kthimi i selamit, dhënia e selamit dhe përhapja e selamit. Për përshëndetjen e selamit, Zoti i madhërishëm thotë:

“Kur përshëndeteni me ndonjë përshëndetje, ju kthejeni me përshëndetje edhe më të mirë, ose kthejeni ashtu. Allahu llogarit për çdo send.”(Nisa,86).

Selami trashëgon dashuri në zemra.

Selami mbjell afrim në shpirtra.

Selami i largon zilitë.

Me përshëndetjen e selamit fitohet kënaqësia e Allahut dhe falja e Tij.

Pejgamberi a.s. ka thënë.

“Betohem në Zotin se, pa besuar nuk do të hyni në xhennet; nuk do të besoni pa e dashur njëri-tjetrin. Doni t’ju tregoj diçka që nëse e bëni do ta doni njëri-tjetrin? (Përgjigjja): Shpërndajeni selamin në mesin tuaj!”

Besimtarë të nderuar!

Sa i përket rregullit të katërt: “Urdhërimit për të mirë dhe ndalimi nga e keqja.”

Largimi i pengesave nga rruga është një ndër rregullat më të veçanta të rrugës. Fjala “Pengesë” është fjalë e përgjithshme për çdo send çka i pengon muslimanët nga fjalët dhe veprat.

Udhëzimi i njeriut që e ka humbur udhën duhet të jetë me fjalë të buta e të mira, e jo fjalë të egra.

Udhëzimi i njeriut që e ka humbur udhën duhet të jetë me fjalë të mira, e jo fjalë të ashpra.

Buzëqeshja në fytyrën e bashkëbiseduesit është sadaka.

Nga veprat e mira të cilat konsiderohen sadaka janë:

Buzëqeshja jote në fytyrën e vëllait tënd është sadaka.

Urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja është sadaka.

Udhëzimi që ia jep njeriut që ka humbur rrugën është sadaka.

Heqja e pengesës dhe e gjembave nga rruga është sadaka.

Shërbimi me ujë posaçërisht në kohë nxehtësie është sadaka.

Po e përfundojmë këtë hutbe me lutjen të cilën pejgamberi a.s. na ka mësuar ta themi kur dalim nga shtëpia:

“O Allahu im, kërkoj mbrojtje tek Ti,

që të mos devijoj, e as të tjerët të më devijojnë,

që të mos i poshtëroj të tjerët, e as të mos poshtërojnë mua,

të mos bëj padrejtësi, e as të mos më bëjnë mua padrejtësi,

të mos i shpërfillë të tjerët, e as të më shpërfillin mua.”

Lini një koment