Dr. Musli Vërbani
–
Ejubi a.s. kishte një kohë të gjatë që ishte i sëmurë.
Një ditë dy shokët e Ejubit a.s. po bisedonin mbi gjendjen e tij.
Njëri tha:
– Ejubi ka bërë gjynah të madh të cilin Allahu xh.sh. nuk e fal.
Shoku tjetër thotë:
– Pse e thua këtë?
Shoku i përgjigjet:
– A nuk e shikon se në çfarë gjendje e vuajtje është Ejubi? Zoti nuk po e shëron qe 18 vite, si mos ta mendoj këtë?
Pas kësaj bisede dy shokët shkuan për vizitë tek Ejubi a.s.
Shoku i dytë i thotë Ejubit:
– E di çfarë ka thënë ky shoku im?
– Ka thënë se Ejubi ka bërë ndonjë gjynah të madh që është në këtë gjendje.
Ejubi a.s. u betua duke thënë:
– Nuk është e vërtetë. E vërteta është e kundërta.
Kur shikoja dy njerëz që ziheshin, shkoja në shtëpi dhe e lusja Allahun xh.sh. që t’i pajtoj.
Jepja sadaka për ata, me qëllim që të mos thyheshin urdhrat e Allahut xh.sh. mbi tokë.