Davudi a.s. dhe shpendët

Dr. Musli Vërbani

Ishte një bari i dhenve.

Allahu i kishte dhënë bukuri.

Ishte adhurues i madh, i qëndrueshëm në fe dhe i vendosur në besim.

Ishte i drejtë dhe dallohej për aftësinë që kishte për të gjykuar mes njerëzve.

Njihte gjuhën e shpendëve dhe të kafshëve.

I donte kafshët,

i ushqente dhe i mjekonte kur sëmureshin.

Kishte zë shumë të bukur.

Një ditë prej ditëve me zërin e tij të bukur këndonte Zeburin.

Pranë tij afrohen kafshët dhe e dëgjonin atë duke kënduar.

Mbi kokën e tij ndalen shpendët duke e dëgjuar.

Davudi a.s. i bënte tesbih Zotit.

Së bashku me të tesbih i bënin Zotit edhe kafshët në tokë.

Në qiell së bashku me Davudin edhe shpendët i bënin tesbih Zotit të Lartmadhëruar.

Bashkë me të bënin tesbih malet dhe kafshët.

Kafshët mblidheshin rreth tij.

Shpendët qëndronin në ajër.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Edhe shpezët e tubuara, të gjitha, vetëm Atij i ishin drejtuar.”

Lini një koment