Gomari i Halimes

Dr. Musli Vërbani

Halimja ishte grua e varfër.

Ajo e kishte një gomar.

Halimeja me Harithin, bashkëshortin, kishte mbetur ende pa iu gjetur një mëndeshë.

Halimeja filloi të shëtiste rrugëve e mërzitur,

përpara i del gjyshi i Pejgamberit, AbdulMutalibi.

AbdulMutalibi e çoi Halimen menjëherë tek e ëma e fëmijës, Emineja.

Rruga për në fshat ishte e largët e muzgu ishte afruar.

Për fat të mirë gomari ecte me shpejtësi të madhe, thuajse se nuk prekte nëpër tokë.

Në ato momente Halimja e kuptoi se foshnja Muhamed ishte e bekuar.

Ai gomar, i cili rrugës për në Mekë ishte aq dembel dhe i ngathët, tani dukej sikur fluturonte. Madje aq shumë sa i la mbrapa të gjitha gratë e tjera.

Gratë që nuk e kuptonin se çfarë po ndodhte, i folën Halimes:

– Oj Halime moj, a nuk është i njëjti gomar ky, me atë që erdhe për në Mekë?

A nuk ishte ai një gomar shumë i dobët dhe ngordhalaq?

– Po, i njëjti gomar është, mirëpo as unë nuk e kuptoj se ç’është duke ndodhur.

Madje shikojeni, unë as që po e ngas fare.

Ngarend vet me kaq shpejtësi.

Ky gomar i dobët ishte entuziazmuar jashtë mase.

Ai po mbante mbi kurrizin e tij Pejgamberin tonë të Nderuar.

Njerëzit nuk e kuptonin shpejtësinë e gomarit, gomari e dinte mjaft mirë.

Gomari i dobët i Halimes i tejkaloi të gjithë të tjerët.

Falë hapave të shpejtë të gomarit, ata mbërritën shumë shpejt në fshat.

Lini një koment