22. MOS U PIKËLLO

Dr. Musli Vërbani

Edhe pse jetojmë në kohën e civilizimit, njerëzit janë të pikëlluar.

Edhe pse jetojmë në kohën e modernizimit, njerëzit janë të mërzitur.

Edhe pse jetojmë në kohën e modernizimit, njerëzit nuk janë të lumtur.

Andaj parashtrohet një pyetje shumë e rëndësishme,

si duhet të jetë gjendja e besimtarëve në rast të vështirësive?

Këtë më së miri na e tregon Kur’ani.

Këtë më së miri na e sqaron Kur’ani.

E dimë se:

Dita e disfatës në betejën e Uhudit ka qenë prej ditëve më të vështira për besimtarët në kohën e Pejgamberit a.s. Mirëpo edhe pse besimtarët kishin pësuar disfatë në betejën e Uhudit, Zoti i Madhërishëm ju thotë:

“Mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (moralisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqertë.”(Ali Imran, 139).

Besimtarë të nderuar!

Besimtarët nuk duhet të pikëllohen as në ditën e fundit të jetës së tyre, as në momentin e vdekjes. Kjo nga shkaku se kur melekët ua marrin shpirtin besimtarëve u thonë:

“Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni, keni përgëzim Xhennetin që ju premtohej!(Fusilet, 30).

Besimtari nuk duhet të pikëllohet edhe për jetën pas vdekjes. Kjo nga shkaku se, kur të hynë në xhenet, çështja e parë të cilën do ta thonë besimtarët do të jetë:

“Falënderuar qoftë Allahu që largoi prej nesh brengat (pikëllimin).” (Fatir, 34).

Vëlla i dashur, mos u pikëllo!

Pikëllimi nuk e kthen të zhdukurin.

Vëlla i dashur, mos u pikëllo!

Pikëllimi nuk e kthen të vdekurin.

Vëlla i dashur, mos u pikëllo!

Pikëllimi nuk e kthen kaderin.

Vëlla i dashur, mos u pikëllo!

Pikëllimi është atribut i shejtanit.

Mos u pikëllo, ngase:

Nëse je i varfër, tjetri është pabesimtar.

Nëse nuk ke automjet, tjetri nuk ka këmbë.

Nëse ke dhembje të vogël, tjetri ka dhembje të madhe.

Nëse ke dhembje të madhe, tjetri është në komë.

Vëlla i dashur!

Mos u pikëllo për sëmundjen, se sëmundja gjen shërim. Zoti i Madhërishëm thotë:

I ringjall për t’ua sqaruar atyre atë për çka përçaheshin dhe, për t’ua bërë me dije atyre që nuk besuan se me të vërtetë ishin gënjeshtarë.” (Nahl, 38).

Mos u pikëllo, përderisa e ke Kur’anin, por Thuaj:

“Ai (Kur’ani) është për besimtarët udhëzues e shërues.” (Fusilet, 44).

Zoti në Kur’anin Fisnik thotë:

“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse Allahu i falë të gjitha mëkatet.” (Zumer, 53).

Mos u pikëllo!

A nuk e di se Jakubit i kanë thënë se djalin e tij e ka ngrënë ujku!? Pastaj i kanë thënë se djali i tij ka vjedhë dhe për atë arsye e kanë burgosë. Përkundër kësaj, Jakubi a.s. ka thënë:

E mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në Allahun.” (Jusuf, 87).

Përfundim

Zoti i Madhërishëm thotë:

“Pas çdo vështirësie vjen lehtësimi.”

Pranoje udhëzimin e Zotit. Zoti i Madhërishëm thotë:

“E kush pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frik,ë as që do të brengosen dhe as që do të pikëllohen.”(Bekare, 38).

 Zoti i Madhërishëm thotë:

Ata u betuan në Allahun, me betimin e tyre të fortë se “Allahu nuk e ringjall atë që vdes!” Po, (i ringjall) ai është premtim i Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk dinë. I ringjall për t’ua sqaruar atyre atë për çka përçaheshin dhe, për t’ua bërë me dije atyre që nuk besuan se me të vërtetë ishin gënjeshtarë.”(Nahl, 37-38).

Zoti im,

– bekoje dhe jepi të mira të dashurit Tënd, të zgjedhurit Muhamed,

– familjes së tij,

– shokëve të tij,

Zoti im, bekoje dhe jepi të mira të dashurit Tënd, të zgjedhurit Muhamed,

Na shpëto nga zjarri.

Na shpëto nga pikëllimi i kësaj bote dhe nga dënimi i botës tjetër.

Na e largo çdo brengë,

çdo pikëllim dhe na e largo çdo të keqe,

Na bëj prej banorëve të xhenetit, me mirësinë tënde, o i Fuqishëm, o Falës.

Na cakto lumturi,

na mbulo të metat dhe na ruaj,

na jep shpëtim të përgjithmonshëm në këtë botë dhe në botën tjetër.

Na furnizo dhe na pasuro me hallallin tënd dhe jo me harame,

me devotshmëri ndaj Teje dhe jo me mëkate.

Me mirësinë Tënde dhe jo me të tjerëve pos Teje.

Na pajis me dituri dhe urtësi prej Teje.

Lini një koment