Merimanga

Dr. Musli Vërbani

Allahu e kishte urdhëruar të Dërguarin e Tij të mërgojë.

Muhamedi a.s. u mor vesh me Ebu Bekrin dhe u nisën për Medine.

Në fillim shkuan në shpellën Thevr.

Gjatë kësaj kohe, idhujtarët ishin vënë pas Pejgamberit dhe Ebu Bekrit.

Hynë brenda shpellës ku u fshehën.

Gjatë kësaj kohe hynë në shpellë. Një merimangë thuri një rrjetë të madhe me të cilën e zuri tërë hyrjen e shpellës.

Idhujtarët i qenë afruar shumë shpellës.

E kishin parë folenë e pëllumbave dhe

rrjetën e merimangës dhe

duke menduar se aty merimanga e ka thurur rrjetin para një kohe të gjatë, thanë se  është e pamundur të ketë hyrë brenda shpellës ndonjë njeri. Andaj ata nuk hynë në shpellë dhe u larguan.

Rrjeti i merimangës dhe pëllumbi me vezët në anën tjetër u bënë mburojë për Muhamedin a.s.

Umejje bin Halef u tha: – A s’keni fare mend ju? Ç’punë keni në shpellë?

A mos do të hyni në këtë shpellë me rrjeta merimange një mbi një? Sipas mendimit tim, kjo rrjetë merimange është e një kohe para lindjes së Muhamedit!

Ebu Bekri i tha: – O i Dërguari i Allahut, po qe se ndonjëri prej tyre përkulet dhe sheh brenda në shpellë, na dallon nga këmbët që jemi këtu!

Ebu Bekri r.a. përjetonte brenda në shpellë çaste delikate. Ishte frikësuar. Jo për vete, por për të Dërguarin.

Pejgamberi a.s. i thotë Ebu Bekrit:

– O Ebu Bekr! Mos u mërzit e mos u shqetëso se Allahu është me ne!

Pas tri ditëve vazhduan rrugën për në Medine.

Lini një koment