Delja dhe pjesët më të mira dhe më të këqija të trupit

Dr. Musli Vërbani

Llukmani i urtë ka qenë shërbëtor te një i pasur.

Një ditë, zotëria i tij e urdhëroi ta therë një dele dhe t’ia sjellë dy pjesët më të mira të mishit.

Llukmani e theri delen.

Ia dërgoi zotërisë së tij gjuhën dhe zemrën.

Kaloi një kohë,

përsëri e urdhëroi ta therë një dele dhe tani t’ia sjellë dy pjesët më të këqija të mishit.

Llukmani e theri delen.

Ia dërgoi zotërisë së tij gjuhën dhe zemrën.

I çuditur me sjelljen e tij, zotëria i thotë:

– Unë të urdhërova që të më sjellësh pjesët më të mira,

e ti më solle gjuhën dhe zemrën.

Pastaj të urdhërova që të më sjellësh dy pjesët më të këqija,

ti përsëri më solle gjuhën dhe zemrën.

Ku është fshehtësia e sjelljes tënde në këtë mënyrë?

Llukmani u përgjigj:

Nuk ka gjë më të bukur se gjuha dhe zemra kur janë të pastra.

Nuk ka gjë më të keqe se gjuha dhe zemra kur janë të prishura.

Lini një koment