Buburreci

Sulejmani a.s. ishte i drejtë.

Ishte i dashur për të gjithë.

E kuptonte gjuhën e kafshëve, shpezëve dhe të insekteve.

Një ditë Sulejmani a.s. me ushtrinë e tij po kalonte pranë një kodre.

Në atë kodrinë kishte buburreca.

Prijësi i buburrecave u thotë buburrecave tjerë:

– Hyni nëpër vendet tuaja që të mos iu shkel Sulejmani me ushtrinë, për shkak se nuk ju shohin.

Sulejmani i dëgjoi këto fjalë.

Ai filloi të qeshë.

Ai e falënderoi Zotin për këtë begati që i ishte dhuruar.

Edhe pse buburreci ishte i vogël,

përkujdesej për shoqërinë e buburrecave.

Nuk hyri në vendbanimin e tij pa iu treguar tjerëve.

Buburreci ka pasur ndjenja përgjegjësie:

Është përkujdesur për sigurinë e shoqërisë së buburrecave.

Është përkujdesur për qetësinë e shoqërisë së buburrecave.

Është përkujdesur për lumturinë e shoqërisë së buburrecave.

Përkujdesej për të mos u dëmtuar dhe për të mos u shkatërruar.

Në fund buburrecat hynë në strofujt e tyre dhe shpëtuan.

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment