16. ÇKA KE VEPRUAR PËR FENË E ALLAHUT?

Dr. Musli Vërbani

E padrejta e kohës moderne është: fjalë… fjalë…fjalë…!

E padrejta e kohës moderne është: diskutime… diskutime… diskutime…!

E padrejta e kohës moderne është: qëndrime… qëndrime… qëndrime…!

Shohim:

Të padrejtët e mbrojnë padrejtësinë e tyre.

Të padrejtët angazhohen që ta shpërndajnë të padrejtën e tyre.

Të padrejtët kanë qëllim të keq.

Të padrejtët dëshirojnë që padrejtësia të zë vend.

Vëlla i nderuar!

A e di se për gjatë gjithë historisë ka pas tendenca ta sulmojnë Islamin?!

A e di se për gjatë gjithë historisë ka pas tendenca ta atakojnë dhe ta njollosin Islamin?! Andaj po të pyes:

– Çka ke bërë ti për këtë fe?

– Çka ke bërë ti për këtë fe për të cilën është munduar Ademi a.s.?

– Çka ke bë ti për këtë fe për të cilën ka thirrur Nuhu a.s. më shumë se 950 vite?

– Çka ke bë ti për këtë fe për të cilën është hedhë në zjarr Ibrahimi a.s.?

– Çka ke bë ti për këtë fe për të cilën ka dashur të bëhet kurban Ismaili a.s.?

– Çka ke bë ti për këtë fe për të cilën është shitë për pak mjete materiale Jusufi a.s.?

– Çka ke bë ti për këtë fe për të cilën Jusufi a.s. ka qëndruar në burg?

Vëllezër të nderuar!

A e dini se:

Për këtë fe është prerë me sharrë Zekerijai a.s.

A e dini se:

Për këtë fe është përndjekë Isai a.s.

A e dini se:

Për këtë fe është mbytë Jahjai a.s.

A e dini se:

Për këtë fe është torturuar pejgamberi a.s.

Kur’ani Fisnik tregon se:

“Ata nuk pushojnë së vepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka u mundon juve. Urrejtja kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në tyre, është edhe më e madhe.”(Ali Imran, 118).

Vëllezër të nderuar!

A keni dhënë ndonjë kontribut për këtë fe qoftë i paktë?

Sa angazhoheni për këtë fe?

Sa lodheni për këtë fe?

Sa mundoheni për këtë fe?

A keni dhënë dhurata për këtë fe?

A ia keni dhënë ndonjë libër të afërmit për këtë fe?

Vëllezër të nderuar!

Të këqijat në shoqëri nuk dalin brenda një nate, por për shkak se njëri vepron në mënyrë sistematike, ndërsa tjetri heshtë në mënyrë sistematike.

Pyetje:

Çfarë ke bërë ti për këtë fe? Nëse ti nuk vepron, kush do të vepron!? A nuk ka thënë pejgamberi a.s. që:

“Kushdo që sheh ndonjë të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij, e, nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën e tij, e, nëse nuk mundet as kështu, atëherë me zemrën e tij, por ky është imani më i dobët.”

Çfarë ke bërëti për këtë fe?

Shiko Hud Hudin, i cili nuk ka qëndruar pasiv!

Një shpend i vogël, një zog i vogël me aktivitet të madh.

Hud Hudi ia ka përcjellë lajmin Sulejmanit a.s.

Hud Hudi ka qenë shkaktar që një popull të drejtohet në rrugë të drejtë.

Çfarë ke bërë ti për këtë fe?

Shiko Elefantin, i ka ngulë këmbët e tij dhe nuk ka dashur të ec përpara asnjë milimetër.

Dëshira e vetme e tij ka qenë të kthehet mbrapa dhe të mos e dëmton Qabën.

Dëshira e vetme e tij ka qenë të kthehet mbrapa dhe të mos e dëmton shtëpinë e Zotit.

Përfundim

Çka ke bë ti për këtë fe?

Kjo fe nuk është e përkohshme.

Kjo fe nuk është e përkufizuar.

Kjo fe është fe universale, për të gjitha vendet, për të gjitha kohët dhe për njerëzimin në përgjithësi.

Shërbimi në fe duhet të bëhet në mënyra të ndryshme.

Zoti ynë!

– Na forco në fenë tonë, e cila është mbrojtje dhe siguri e çështjes sonë;

– Na rregullo këtë botë në të cilën është jeta jonë;

– Na përgatit për jetën tonë në botën në të cilin është kthimi jonë;

– Na e bëj jetën ambient të përshtatshëm për çdo punë të mirë, dhe

– Na e bëj vdekjen qetësi, pushim dhe shpëtim nga çdo e keqe.

Lini një koment