Në një kohë, në Egjipt, Allahu e dërgoi Musain a.s. që ta shpëtojë popullin e tij nga Firauni.
Firauni ishte mbret kriminel.
Pasi shpëtuan, u vendosën në një vend në Sina.
Si zakonisht gratë mbajnë stoli të arit me vete.
Në mesin e të ikurve ishte njëri i quajtur Samirij.
Samiriu ishte prej beni israilëve dhe ishte magjistar.
Zoti i Lartmadhëruar kërkoi që Musai a.s. të zgjedh shtatëdhjetë burra nga beni israilët dhe të ngjitet në kodër.
Musa a.s. qëndroi tridhjetë ditë, pastaj i vazhdoi edhe dhjetë ditë.
Gjatë këtyre katërdhjetë ditëve Samiriu tuboi arin nga gratë e beni israilëve,
prej atij ari e ndërtoi një statujë në formë të viçit.
Pastaj e bëri që viçi të pëllet sikurse të jetë viç i gjallë.
Kur e dëgjuan beni israilët, Samiriju u tha: – Ky është Zoti juaj, këtë adhurojeni.
Populli filloi të sillej rreth tij dhe të këndojë, duke e besuar dhe duke e adhuruar si Zot.
Nga 600 000 beni israilë, vetëm 12 000 prej tyre nuk e adhuronin viçin.
Zoti i Lartmadhëruar e lajmëroi Musain a.s. se populli i tij po e adhuronte viçin.
Musai a.s. i hidhëruar u kthye te populli pas 40 ditëve.
Shkoi te vëllai i tij Haruni a.s., e kapi për mjekre dhe i tha se pse e ka lejuar adhurimin e viçit.
Haruni a.s. i tha: – Unë u frikova se mos po shkaktoj përçarje në mes popullit.
Pastaj Musai a.s. e dogji viçin e arit,
e shkriu dhe e hodhi në det.
Samiriju shkoi në pyll, atje iu vërsulën kafshët e pyllit dhe e mbytën.
–
Dr. Musli Vërbani