Hud-Hudi, ushtare e Sulejmanit a.s

Sulejmani a.s. ishte pejgamber.

Ai kishte ushtri të fuqishme.

Ushtria e tij përbëhej nga:

kafshët,

xhinët dhe

njerëzit.

Me fjalë tjera nga të gjitha llojet e krijesave.

Një ditë ai po e inspektonte ushtrinë e tij.

E kontrolloi numrin e shpendëve në qiell.

Në atë hapësirë mungonte pulëbardha Hud-Hud.

Ajo nuk ishte e rreshtuar me ushtarët tjerë të shpendëve.

Sulejmani a.s. tha:

– Kur të vjen pulëbardha do ta dënoj nëse ka munguar pa arsye.

Në anën tjetër Hud-Hudi kishte fluturuar mbi vendbanimet e mbretërisë së një mbretëreshe.

Ajo mbretëreshë ishte Belkisja.

Në atë mbretëri populli adhuronte diellin dhe hënën në vend të Allahut.

Hud-Hudi edhe pse ishte shpend i vogël dëshironte që ai popull të adhuronte vetëm Allahun dhe të mos i bënte sexhde diellit dhe hënës.

Pas një kohe paraqitet para Sulejmanit a.s.

Si ushtarë i denjë i raporton Sulejmanit a.s., i thotë: – Kam sjellë një lajm të rëndësishëm nga populli i Sebeit. Kam takuar një popull që adhuronte diellin dhe hënën në vend të Allahut.

Ai popull i binte në sexhde diellit e jo Allahut.

Lajmi i Hud-Hudit ndikoi që ai popull pastaj të bëhet musliman.

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment