Ibrahimi a.s. shkon për të vizituar Ismailin a.s.
Ismailin nuk e takon në shtëpi.
E takon gruan e Ismailit a.s.
E pyet gruan e Ismailit
për gjendjen ekonomike të tyre,
Ajo i ankohet dhe i thotë:
– Ne jemi në gjendje të vështirë, as që mundemi të mbijetojmë.
Ibrahimi i thotë:
– Kur të vijë burri yt, përcille selamin tim dhe thuaj se të kam thënë që ta ndërrojë pragun e shtëpisë.
Kthehet Ismaili në shtëpi.
E pyet gruan: – Mos vallë ka qenë ndokush?
Ajo i përgjigjet:
– Po, ka ardhur një plak dhe me pyeti për ty dhe për gjendjen tonë.
E unë i thashë: Jetojmë me përpjekje dhe vështirësi të madhe.
– Po a të ka porositur diçka?
Ajo i tha:
– Më ka thënë të ta përcjell selamin dhe të të them: Ndryshoje pragun e shtëpisë.
Ismaili thotë:
– Po ai është babi im dhe më paska ardhur për të thënë që të të lëshoj dhe të të dërgoj në familjen tënde.
E shkurorëzon dhe martohet me një grua tjetër.