Gruaja e Ebu Lehebit

Kishte zbritur sureja Ebu Leheb.

Ummi Xhemile ishte tërbuar.

Me nxitim shkon në oborrin e Qabesë për ta takuar Muhamedin a.s.

Nuk kishte synim për ta përshëndetur por për ta sulmuar me gurë.

I Dërguari i Allahut ndodhej në Qabe bashkë me Ebu Bekrin.

Ebu Bekri r.a. e vërejti ardhjen dhe zemërimin e saj dhe i thotë Muhamedit a.s.:

– O i Dërguari i Allahut!

Kjo është Ummu Xhemil.

Është një femër e tërbuar!

Kam frikë se do të të shohë dhe do të të mundojë!

Sikur të ngriheshe e të ikje pa ardhur ende e pa të bërë ndonjë të keqe kjo grua!

Pejgamberi i tha: – Ajo s’më sheh dot mua!

Umi Xhemile u afrua pranë tyre.

Ummi Xhemil nuk e pa dot të Dërguarin e Allahut.

Ajo vetëm sa lëshoi ca përçartje pranë Ebu Bekrit r.a. dhe u largua.

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment