10. ZOTI DI GJITHÇKA

Po filloj me ajetin kur’anor:

“Ai është i Gjithëdijshmi për çdo gjë.” (Bekare, 29).

Vëllezër të nderuar!

Zoti di gjithçka.

Zotit nuk mund t’i fshihet asgjë, qoftë në qiell qoftë në tokë.

Zotit nuk mund t’i fshihet asgjë:

– As nga fjalët,

– As nga veprat,

– As nga lëvizjet,

– As nga moslëvizjet,

– As nga mëkatet,

– As nga veprat e mira.

Të gjitha janë të deponuara në Levhi mahfudh.

Vëlla i nderuar!

Zoti i Madhërishëm thotë:

A nuk e ke ditur se All-llahu di çka ekziston në qiell e në tokë, e tërë ajo është e shënuar në libër, ajo për All-llahun është shumë lehtë.” (Haxh, 70).

Ti nuk angazhohesh me asnjë çështje,por vetëm se është e evidentuar në librin e sigurt.

Ti nuk lexon pjesë nga Kur’ani,por vetëm se është e evidentuar në librin e sigurt.

Ti nuk bënë ndonjë vepër, vetëm se Allahu është evidentues i juaj, kur ju e ndërmerrni atë. Zoti i madhërishëm thotë:

“Zotit tënd nuk mund t’i fshihet as në tokë e as në qiell as sa grimca e as më e vogël se ajo e as më e madhe, por vetëm sa është evidentuar në librin e sigurt.” (Junus, 61).

Vëllezër të nderuar!

Vetëm Zoti i di të fshehtat. Zoti i Madhërishëm thotë:

(Zoti) tha: “A nuk u kam thënë juve se Unë, më së miri e di fshehtësinë e qiejve e të tokës dhe më së miri e di atë, që ju e publikoni dhe atë që e mbani fshehtë.” (Bekare, 33)

Zoti i ka çelësat e sekreteve, Zoti i Madhërishëm thotë:

Çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s’ka kokërr në thellësi të tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë.” (Enam, 59).

Vëllezër të nderuar!

“Allahu është me ne.” (Hadidë, 4).

Zoti do të na shpalosë neve çdo gjë. Zoti i Madhërishëm thotë:

Në ditën e kur All-llahu i ringjall ata të gjithë, i njofton me atë që kanë punuar, sepse All-llahu ka mbajtur ato shënime, edhe pse ata i kanë harruar.” (Muxhadele, 6).

All-llahu është Ai që çdo send e sheh dhe e përcjellë. Zoti i Madhërishëm thotë:

All-llahu është Ai që çdo send e sheh dhe e përcjell.” (Muxhadele, 6)

Zoti e di të dukshmen dhe të padukshmen, konkreten dhe abstrakten. Zoti i Madhërishëm thotë:

Ai është që di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është i madhëruari e i lartësuari.” (Ra’d, 9).

Dëgjojeni një bisedë në mes nënës dhe vajzës e cila ka ndodhë në kohën e Omerit r.a. Në kohën e Omerit r.a., një nënë i ka thënë vajzës së saj: “Përziej pak ujë në qumësht që të bëhet më shumë, në mënyrë që fitimi ynë të jetë më i lartë.”

Vajza i ka thënë: “Oj nënë, a nuk e di se Omeri i ka paralajmëruar muslimanët për mashtrim, duke e përmendur pikërisht përzierjen e ujit me qumësht për fitime më të larta?!”

Nëna e saj i ka thënë: “Omeri është larg tani, dhe ai nuk na sheh”!

Mirëpo vajza i ka thënë nënës së vet: “Nënë, edhe nëse Omeri nuk na sheh, Allahu na sheh.”

Përfundim:

Monitorimi i njeriut ndaj njerëzve është i përkufizuar.

Monitorimi i krijesave ndaj krijesave është i vogël sepse:

– Njeriu harron.

– Njeriu lë pas dore diç.

– Njeriu flenë.

-Njeriu sëmuret.

-Njeriu vdes.

Mbetet vetëm monitorimi i Allahut.

Zoti ynë!

– Na forco në fenë tonë, e cila është mbrojtje dhe siguri e çështjes sonë;

– Na e rregullo këtë botë në të cilën është jeta jonë;

– Na përgatit për jetën tonë në botën në të cilin është kthimi jonë;

– Na e bëj jetën ambient të përshtatshëm për çdo punë të mirë dhe

– Na e bëj vdekjen qetësi, pushim dhe shpëtim nga çdo e keqe.

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment