Ummi Seleme

Ummi Seleme

Muhamedi a.s. me shokët e tij ishte nisur për në Qabe.

Mekasit e ndalën në vendin e quajtur Hudejbije.

Pas negociatave në mes mekasve dhe Muhamedit a.s. u arrit një marrëveshje.

Ajo marrëveshje quhet marrëveshja e Hudejbijes.

Në bazë të kësaj marrëveshje muslimanëve u ndalohej të shkonin në Meke atë vit.

Në marrëveshje parashihej që muslimanët duhet të ktheheshin pa e bërë haxhin.

Pejgamberi a.s. i urdhëroi sahabët që t’i therin kurbanet e haxhit dhe të qetheshin.

Sahabët ngurruan.

Pejgamberi a.s. u hidhërua shumë.

Hyri në çadrën e bashkëshortes së vet.

Bashkëshortja e Muhamedit a.s. e cila ishte te çadra ishte Ummi Seleme.

Ajo e pyeti disa herë se pse ishte aq i hidhëruar.

Pejgamberi iu përgjigj: – Mbaruan muslimanët!

U thashë t’i therin kurbanet, por ata nuk po veprojnë.

Ummi Selemeja i tha: – O i Dërguar i Allahut, mos i qorto pasi në brendinë e tyre kanë shumë hidhërim nga mundi që i ke dhënë ti vetes nga marrëveshja dhe kthimi i tyre prapa pa e çliruar Mekën.

O Pejgamber i Allahut,

dil dhe mos fol me askënd,

there kurbanin tënd dhe

qethi flokët tua.

Pejgamberi a.s. ashtu veproi.

Pas tij të gjithë besimtarët i therën kurbanet dhe i qethën flokët.

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment