Esma, pronarja e dy mbulesave
–
Esma është e bija e Ebu Bekrit r.a.
Muhamedi a.s. me Ebu Bekrin nisen për në Medine.
Rrugës për në Medine ndalen në shpellën Thevr.
Muhamedi a.s. me Ebu Bekrin qëndruan tri ditë.
Abdullahu qëndronte gjatë ditës në mesin e Kurejshitëve dhe dëgjonte se çfarë po përgatitej kundër Pejgamberit a.s.
Abdullahu natën u raportonte.
Fuhejri kulloste bagëtinë dhe në mbrëmje i kalonte pranë tyre që ata të milnin qumësht.
Në mëngjes, kur Abdullahu i linte dhe shkonte në Mekë, Fuhejri mbi gjurmët e këmbëve të tij kalonte bagëtinë për të mbuluar gjurmët.
Pas tri ditësh, shkon njeriu që kishin marrë me pagesë me dy devetë e tyre dhe një deve për vete.
Erdhi edhe e bija e Ebu Bekrit, Esma.
Esma me vete kishte sjellë ushqim dhe ujë të nevojshëm për udhëtim.
Ajo kishte harruar të merrte litarin për të lidhur te deveja bohçen me ujë dhe ushqim.
Esma mendoi pak, iu kujtua që ta shqyejë mbulesën e vet dhe me të t’i lidhë gjërat ndaj e shqeu një pjesë të rrobës së tepërt në dy pjesë.
Me njërën pjesë përforcoi ushqimin.
Me pjesën tjetër u mbështoll vetë.
Për këtë arsye Esma bint Ebi Bekri u quajt “pronarja e mbulesës” (dhatun-nitak).
–
Dr. Musli Vërbani