BËHU PJESË E ATYRE TË CILËT I DO ALLAHU

9. BËHU PJESË E ATYRE TË CILËT I DO ALLAHU

Kjo është tema e kësaj dite të bekuar. Kjo është tema e kësaj dite të mirë.

Do të flasim për shkaqet të cilat ndikojnë me të dashtë Allahu.

Besimtarë të nderuar!

Prej shkaqeve të cilat ndikojnë me të dashtë Allahu është pasimi i pejgamberit a.s. Me fjalë tjera, të pasosh atë çka i ka zbrit pejgamberit a.s. Zoti i Madhërishëm thotë:

“Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.” (Ali Imran, 31).

Prej shkaqeve të cilat ndikojnë me të dashtë Allahu është leximi i Kur’anit.

Nuk ka dyshim se, ai i cili do diç, e përmend atë. Ai i cili e do dikë, flet me të. Ai i cili e do dikë, e dëshiron çdo gjë që ndërlidhet me të. Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Më i miri prej juve është ai i cili e mëson Kur’anin për vete dhe ua mëson të tjerëve më pastaj.”

Besimtarë të nderuar!

Prej shkaqeve të cilat ndikojnë me të dashtë Allahu është afrimi me Zotin duke kryer vepra vullnetare pas atyre obligative. Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Kushdo që tregon armiqësi ndaj ndonjë veliu (i dashur tek Allahu), Unë do t’i shpall luftë. Me asgjë më të mirë nuk mund të më afrohet robi Im pos me atë me çfarë Unë e kam obliguar. Robi Im vazhdon duke u afruar tek Unë me vepra vullnetare derisa Unë ta dua atë, e kur ta dua, Unë bëhem veshi i tij me të cilin dëgjon; syri i tij me të cilin sheh; dora e tij me të cilën sulmon fuqishëm; dhe këmba e tij me të cilën ec. Nëse më kërkon diçka, do t’ia jap, e nëse kërkon mbrojtje nga Unë, do ta mbroj atë.”

 Prej shkaqeve të cilat ndikojnë me të dashtë Allahu është Angazhimi në rrugën e Tij. Zoti i Madhërishëm thotë:

“O ju që besuat! Kush largohet prej nga feja e vet s’ka dyshim se All-llahu do të sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilës e atij populli) është dhuratë e All-llahut që i jep atij që do.” (Maide, 54)

Në ajet tjetër Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Vërtet Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij të radhitur e të rreshtuar, sikurse të jenë një trup i fortifikuar.”

Besimtarë të nderuar!

Prej shkaqeve të cilat ndikojnë me të dashtë Allahu është dhikri. Kur e përmend Zotin, Zoti të përmend ty. Zoti i madhërishëm thotë:

.”..më përmendni Mua, Unë ju përmendi juve.” (Bekare, 152).

Pejgamberi a.s. ka thënë:

“All-llahu thotë: Unë jam te mendimi i mirë i robit tim, Unë jam me të gjersa ai më përmend Mua, nëse më përmend në vete, e përmendi në Veten Time, nëse më përmend në ndonjë tubim, e përmendi në tubim më të mirë se ai, nëse më afrohet një pëllëmbë i afrohem një llërë, nëse më afrohet një llërë, i afrohem një pash, nëse më vjen duke ecur, i vijë duke nxituar.”

Besimtarë të nderuar!

Prej shkaqeve të cilat ndikojnë me të dashtë Allahu është dashuria e vëllezërve në mes vete vetëm për Allah.

Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Një njeri ka marrë rrugë për ta vizituar vëllanë e tij në një vend tjetër.

 Gjatë rrugës Zoti i Lartmadhëruar e angazhon një melek për ta përcjellë dhe në mes të rrugës meleku e takon dhe e pyet:

– Ku jeni nisur për të shkuar?

– Dëshiroj të shkoj për ta vizituar një vëlla.

– Mos keni ndonjë interes të kësaj bote?

– Jo, por e dua atë vetëm për Allahun.

– Meleku i thotë: Unë jam Melek i dërguar tek ti prej Allahut për të të treguar se Ai (Allahu) të do ashtu siç e donë ti atë (vëllanë tënd).”

Në ditën e gjykimit nën hijen e Arshit do të jenë edhe ata të cilët duhen për Allah.

Muhamedi a.s. ka thënë:

“Në Ditën e Kijametit, Allahu thotë: Ku janë ata të cilët janë dashur mes vete vetëm në emër të Madhërisë Sime? Sot do t’i vendosi dhe do t’i strehojë nën hijen dhe strehimin Tim, ditë kjo, në të cilën nuk ka hije pos hijes Sime!.”

Besimtarë të nderuar!

Prej shkaqeve të cilat ndikojnë me të dashtë Allahu është veprimi i veprave të mira, siç thotë pejgamberi a.s.:

“Më të dashurit tek Allahu janë ata të cilët u bëjnë dobi njerëzve.”

Prej shkaqeve të cilat ndikojnë me të dashtë Allahu është me i dashtë të mirët.:

Allahu i do ata të cilët i duan të mirët dhe të drejtët sepse Allahu i do të drejtët. Për të drejtët Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Vërtet Allahu i do të drejtët.”

Pejgamberi a.s. ka thënë: Njeriu rri me atë të cilin e do. Ata janë me Allahun në këtë botë dhe në botën tjetër.

Allahu i do të pastrit, bamirësit, të devotshmit.

Për të pastrit Zoti i Lartmadhëruar thotë: .”..dhe i do të pastrit.”

Për bamirësit Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Vërtet Allahu i do bamirësit.”

Për të devotshmit Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Vërtet Allahu i do të devotshmit.”

Besimtarë të nderuar!

Allahu i do pendimtarët, durimtarët, mbështetësit në Allahun.

Për pendimtarët Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Vërtet Allahu i do pendimtarët.”

Për durimtarët Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Allahu i do durimtarët.”

Për mbështetësit në Allahut, Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Vërtet Allahu i do mbështetësit.”

Përfundim:

Për atë të cilin e do Allahu ka të mira të shumta në këtë botë dhe në botën tjetër. Prej atyre të mirave janë si në vijim:

Allahu është me të;

Allahu ia ruan shikimin;

Allahu ia ruan dëgjimin;

E do Xhibrili;

E duan banorët e qiellit;

Shpëton nga dënimi në varrë;

I jepet libri në dorën e djathtë;

E kalon urën e siratit me lehtësi;

Pi ujë nga burimi i Kevtherit;

Shpëton nga zjarri i xhehenmit;

Allahu kënaqet me të dhe në botën tjetër e sheh Zotin e Madhërishëm.

Zoti ynë,

Na bën të duam atë që Ti e do.

Na bën të jemi të kënaqur me atë që Ti je i kënaqur.

Na fal ne, ashtu siç i ke falur të tjerët.

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment