Hatixheja r.a.

Hatixheja r.a.

Hatixhja i përkiste fesë së Ibrahimit.

Është gruaja të cilës Zoti ia zgjodhi për burrë Muhamedin a.s.

Ajo u martua me Pejgamberin a.s.

Vereka bin Nufejl ishte axha i Hatixhes.

Ai lexonte në librat qiellor të mëparshëm,

ku përmendet ardhja e një Pejgamberi të fundit

dhe këto ia tregonte edhe Hatixhes.

Ai i kishte treguar mbi cilësitë e këtij Pejgamberi dhe vendin ku do të dalë.

Personi i parë që e ndjeu se Muhamedi a.s. do të jetë pejgamberi i fundit, ishte Hatixheja.

Ishte e para që ofronte ndihmë dhe mbrojtje për Pejgamberit a.s.

Ajo ishte personi i parë që shpenzoi nga pasuria e saj për hir të islamit.

Para se të fillonte zbritja e Kur’anit, për çdo ditë udhëtonte drejt shpellës Hira, ku qëndronte Muhamedi a.s.

Kur ishte takuar me Xhibrilin

dhe pasi kishte dëgjuar për herë të parë fjalën e Allahut,

Pejgamberi alejhi selam u kthye i tronditur nga shpella Hira.

Ai i tha Hadixhes: – U tremba.

Ajo i foli ëmbëlsisht duke e përgëzuar:

“Betohem në Allahun e Lartësuar, se Ai kurrë nuk ka për të të poshtëruar.”

Për çdo ditë i dërgonte ushqim dhe ia largonte mërzinë,

i qëndronte në krah të shoqit.

Hatixhes i lindën shtatë fëmijë, prej tyre katër vajza dhe tre djem.

Katër vajzat janë: Zejneb, Rukaje, Umu Kulthum dhe Fatime.

Djemtë që u lindën janë: El-Kasim, Abdullah dhe Tahir.

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment