Halimja
–
Halimja është nëna e Muhamedit a.s. për nga qumështi.
Në Meke, kur lindnin fëmijët në qytet, i dërgonin në majat e larta të fshatrave.
Në fshat ajri ishte i pastër.
Uji i kthjellët, ajri i pastër.
Mbi të gjitha fëmija e mësonte theksin e kulluar arab.
Fëmija e mësonte gjuhën e pastër arabe.
Trupi i fëmijëve që në fillim kalitej dhe bëhej i fortë.
Djalin e vogël nuk dëshironin ta merrnin asnjëra prej gjidhënëseve.
Halime bin Sead pranoi që Muhamedin a.s. ta merrte me vete në fshatin e saj.
Halimja ka pasur pak qumësht.
Kur e merr foshnjën Muhamed sheh se gjiri i saj kishte plotë qumësht.
Në shtëpinë e saj shtohet begatia.
Të gjitha të mirat në shtëpinë e saj ishin për shkak të foshnjës Muhamed.
Ajo tokë ka qenë tokë e shkretë dhe e pa bereqet.
Delet asnjëherë nuk ngopeshin në kullosa.
Por kur shkoi fëmija Muhamed a.s. ato u kthyen në kullosa të bereqetshme.
–
Dr. Musli Vërbani