Aishja r.a.
–
Ishte një vajze e re.
Ajo ishte e devotshme.
Ishte e moralshme.
E donte jetën.
Ajo ishte vajza e Ebu Bekrit r.a.
Ishte gruaja e Muhamedit a.s.
Emri i saj ishte Aishe.
Një ditë pejgamberi a.s i thotë asaj
– Mund të më përgjigjesh në një pyetje që do ta parashtroj?
Ajshja r.a. i tha: – Cila është ajo pyetje?
Profeti s.a.v.s. filloi t’i lexojë ajetet:
“O ti pejgamber, thuaju grave tua:
Në qoftë se e lakmoni jetën e kësaj bote dhe stolitë e saj, atëherë ejani, unë po ju jap furnizimin (për lëshim) dhe po ju lëshoj ashtu si është e rrugës.
Nëse e doni Allahun, të dërguarin e Tij dhe botën tjetër, atëherë të jeni të sigurta se Allahu ka përgatitur shpërblim të madh për ato prej jush që bëjnë punë të mira.”
Aishja r.a. e dëgjoi këtë dhe tha:
“O i dërguar i Allahut,
Unë e preferoj Allahun, të dërguarin e Tij
dhe botën e ardhme më shumë se komoditetet e rëndomta.”
Muhamedi a.s u nda i kënaqur prej përgjigjes së Ajshes r.a.
Aisheja, ajo që transmetoi shumë dije për tek brezat e ardhshme,
gëzonte dije të thella në çështje të ndryshme fetare.
Njihte shumë mirë tefsirin e Kur’anit, fikhun, poezitë arabe, etj.
Aisheja është personi që ka transmetuar më së shumti hadithe nga Pejgamberi a.s.
–
Dr. Musli Vërbani