6. FALËNDERO ZOTIN
–
Cilësi e besimit është falënderimi ndaj Zotit.
Edukatë e njeriut është cilësia e falënderimit.
Falënderimi është argument se je i kënaqur me Zotin.
E falënderon Zotin për gjithçka.
E falënderon Zotin për familjen,
E falënderon Zotin për pasurinë,
E falënderon për shëndetin.
Zoti i Madhërishëm thotë: “Falënderoni Allahun nëse jeni duke e adhuruar vetëm Atë.”
Zoti i Madhërishëm thotë: “Nëse falënderoni Zoti do të jetë i kënaqur me ju.”E dihet senuk ka më mirë kur Zoti është i kënaqur me ju.
Vëllezër të nderuar!
Çdo pejgamber e ka falënderuar Zotin.
Nuhu a.s. ishte rob falënderues.
Po ashtu Ibrahimi a.s. ishte falënderues për mirësitë ndaj tij
Po ashtu Pejgamberi ynë ka thënë: “E pse të mos jem rob falënderues.”
Nuk ka më mirë se me falënderua Zotin, kur Zoti i Madhërishëm thotë:
“All-llahu ju nxori nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues.” (Nahl.78).
Vëllezër të nderuar!
Kush nuk falënderon njeriun, nuk e falënderon as Zotin.
Besimtari gjithmonë e falënderon Allahun.
Besimtari gjithmonë falënderon prindërit.
Besimtari falënderon çdonjërin, i cili i bën mirë atij.
Besimtari e di se ai i cili nuk falënderon njerëzit, ai nuk e falënderon as Allahun.
Falënderimi është prej specifikave madhështore të Islamit,
Falënderimi është cilësi, të cilën shumë pak njerëz e kanë. Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Dhe shumë pak prej robërve janë falënderues.”
Zoti i madhërishëm thotë:
“E ju, hani pra nga të mirat që ua dha All-llahu, të lejuara e të pastra, jini falënderues për dhuntitë e All-llahut, nëse jeni të sinqertë në adhurim vetëm ndaj Tij.” (En-Nahl, 114)
Zoti i madhërishëm thotë: “Dhe nëse falënderoni ju, do t’jua shtoj (të mirat) juve.”
Vëllezër të nderuar!
Zotin e Lartmadhëruar duhet ta falënderojmë për ajrin, për ujin, për ushqimin.
Zotin e Lartmadhëruar duhet ta falënderojmë për të mirat në trup.
Zotin e Lartmadhëruar duhet ta falënderojmë për gjithçka.
Zoti i Lartmadhëruar për ujin thotë:
“Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni?” (El-Vakia, 70).
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Hani prej të mirave që ju kemi furnizuar dhe falënderojeni Allahun.”
Përfundim:
Po e përfundojmë këtë Hutbe me një tregim të Kur’anit Fisnik:
Ka qenë një vend i quajtur Sebe.
Mbi atë vend buronte ujë dhe tubohej në mes dy kodrave, kështu që banorët e ngritën një pendë.
Pastaj ujin e tubuar e shfrytëzonin për pije dhe ujitje të pemëve dhe perimeve.
Pemët dhe perimet ishin aq shumë të mira, sa që nuk mund të përshkruhen.
Kur rriteshin pemët dhe perimet, atyre nuk u binte asnjë krimb, asnjë mushkonjë, asnjë mizë, asgjë që t’i dëmtonte.
Në livadhe nuk kishte asnjë akrep dhe asnjë gjarpër.
Gruaja e merrte torbën e vendoste mbi kokë dhe ecte, duke ecur pema i binte në të pa u lodhur fare.
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Populli Sebe pati një begati në vendbanimin e vet: kishin nga të dy anët kopshte, nga ana e djathtë (e luginës) dhe nga ana e majtë. Hani (u thamë) nga begatitë e Zotit tuaj dhe falënderojuni Atij. Qytet i mirë dhe Zot mëkatfalës. Po ata i kthyen shpinën, e Ne e lëshuam kundër tyre rrjedhën e pendës dhe dy kopshtet e tyre i shndërruam në dy kopshte me fruta të ithët, drunj të thatë dhe diçka pak bari të egër. Atë dënim ua dhamë atyre për shkak se nuk besuan, e Ne nuk dënojmë, përveç mohuesit.”(Sebe, 15-17).
Pra, Zoti i Lartmadhëruar nuk ka kërkuar asgjë prej tyre vetëm se falënderimin. Mirëpo ai popull ushqehej dhe nuk e falënderonte Zotin, por ia kthyen shpinën Zotit. Për këtë arsye, Zoti dërgoi një shi rrebesh, e përcjellë me frymë të fortë dhe bahçet më të mira i shndërroi në bahçe me pemë të hidhëta, e këtë si dënim se nuk ishin falënderues.
Jofalënderuesit ndëshkohen me dënim të ashpër.
Zoti ynë,
– na bëj që të të kujtojmë,
-na bëj të të falënderojmë,
– na bëj që të jemi adhurues të mirë ndaj Teje.
–
Dr. Musli Vërbani