Zulejhaja

Zulejhaja

Jusufi është rritur pa brenga në pallatin e ministrit.

Zoti i Madhëruar i kishte dhënë bukuri, dituri dhe mençuri.

Bukuria e tij e shtyri gruan e ministrit që të dashurohej në të.

Ajo filloi që të zbukurohej për Jusufin, mirëpo Jusufi a.s. nuk tregonte interesim për të.

Kur e pa Zulejhaja se ai e refuzonte e ftoi në dhomën e saj,

ia mbylli derën e u përgatit që të flejë së bashku me Jusufin.

Jusufi a.s. iku me të shpejtë,

afër derës e takoi ministri.

Ai e kuptoi se Zulejhaja ishte gabim andaj Jusufit i tha: – Largohu nga ajo, ndërsa gruan e tij e këshilloi që të kërkojë falje për gabimin e bërë.

Në qytet u përhap lajmi.

Lajmi e irritoi Zuejhanë edhe më shumë.

Ajo i ftoi të gjitha gratë e qytetit,

u dha nga një mollë dhe thikë për të qëruar mollët.

Pastaj e urdhëroi Jusufin të hyjë në mesin e tyre.

Kur e panë bukurinë e Jusufit, mbetën gojëhapur.

Ata thanë: – Ky nuk është njeri, me siguri është engjëll fisnik.

I prenë duart e tyre e nuk e ndienin dhembjen.

Dhembjen filluan ta ndiejnë vetëm atëherë kur doli Jusufi a.s.

Edhe pse Jusufi a.s. ishte i drejtë, tradhtia e tjerëve e shtyri atë që pas një kohe të hidhet në burg.

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment