Vajza e Shuajbit a.s. e cila u martua me Musain a.s.

Vajza e Shuajbit a.s. e cila u martua me Musain a.s.

Ishte një njeri tepër i moshuar.

Ai njeri ishte pejgamberi Shuajb a.s.

Ai nuk kishte fëmijë djem, por vetëm dy vajza.

Musai a.s. kishte shkuar në Medjen.

Në Medjen takohet me Shuajbin a.s.

Shuajbi a.s. i thotë:

– Unë dëshiroj të martohesh me njërën prej vajzave të mia.

Me kusht që të jesh punëtor i imi tetë vite.

Nëse dëshiron mund të qëndrosh dhjetë vite.

Musai a.s. e pranoi këtë marrëveshje.

Qëndroi në qytetin Medjen dhjetë vite të plota.

Pasi qëndroi disa vite ne Medjen,

Musai së bashku me gruan shtatzënë u drejtua për në Egjipt.

Gjatë rrugës, ata u ulën për të pushuar.

Nga larg e sheh një dritë.

Musai mendoi se e pa nga larg një zjarr të madh dhe u nis drejt tij.

Kur mbërriti pranë vendit, nuk gjeti zjarr të vërtetë, por dritë që vinte nga qielli.

Ai dëgjoi një zë që e thërriste:

“O Musa! Vërtet Unë jam Zoti yt!

Hiqi sandalet, se je në luginën e shenjtë Tuva!

Unë të zgjodha ty, prandaj dëgjo mirë se ç’po të shpallet!”.

Allahu i madhëruar i kishte zbritur një dritë në atë vend.

Duke i thënë Musait se e kishte bërë pejgamber.

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment