Eminja
–
Eminja është e bija e Vehbit.
Ajo u martua me Abdullahun.
Eminja e lindi një djalë.
Pasi i lindi djali e morri beben.
E vendosi foshnjën e porsalindur në prehër.
E përqafoi në duart e saj.
E përqafoi duke thënë:
“Eja, stoli e çmuar e dritës së syve të mi.”
Zoti më dha një thesar që do të dhurojë mëshirë në të gjitha botët.
Hyritë e xhenetit i bashkuan të dy duart në lutje.
Melekët e puthën fëmijën.
Pejgamberët në fushën hyjnore e puthën fëmijën.
Qeniet e ndriçuara e puthën fëmijën në ballë, e puthën Dritën.
Me të puthur të fëmijës, të gjithë e lanë beben në duart e Emines dhe shkuan.
Eminja e rriti Dritën e njohur.
Ajo dritë e ka emrin Muhamed.
Muhamedi a.s. është vula e të gjithë pejgamberëve.
–
Dr. Musli Vërbani