DHJETË NETËT E FUNDIT TË MUAJIT RAMAZAN
HUTBE SHKURTËR E XHUMASË
Jemi në muajin më të mirë të vitit, në muajin të cilin janë dhjetë netët më të mira të vitit, në muajin në të cilin absolutisht është nata më e mira e vitit.
Në këtë muaj është nata e cila është nata më e vlefshme se një mijë muaj, e cila natë është në dhjetë netët e fundit të muajit të Ramazanit.
Së shpejti hyjmë në dhjetë netët e fundit të ramazanit të cilat janë netët më të vlefshme të vitit, ndërsa dhjetë ditët e para të dhul hixhes janë dhjetë ditët më të mira të viti,t ngase në ato ditë është dita e Arafatit dhe dita e Bajramit të Kurbanit.
Vëllezër të nderuar!
Allahu e ka krijuar gjithësinë, Ai krijon dhe dallon cilin Do. Kështu që:
Ka dalluar disa njerëz nga njerëzit tjerë;
Ka dalluar disa pejgamber, nga pejgamberët tjerë;
Ka dalluar disa muaj nga muaj tjerë;
Ka dalluar disa ditë nga ditë tjera;
Ka dalluar disa net nga net tjera. E kështu me radhë.
Vëllezër të nderuar!
Në dhjetë netët e fundit të Ramazanit fillon kampionati ndërkombëtar i veprave të mira, fillon kampionati ndërkombëtar i dhikrit, i lutjeve dhe adhurimeve.
– Nëse ndonjë vepër e mirë ka vlerë në çdo muaj të vitit, e njëjta vepër në Ramazan ka vlerë më të madhe.
– Nëse ndonjë vepër e mirë në 20 netët e para të Ramazanit ka vlerë më të madhe se në ditët tjera të muajve tjerë, e njëjta vepër në dhjetë netët e fundit të Ramazanit ka vlerë më të madhe se në 20 netët e para të Ramazanit.
– Nëse dhikri ka vlerë në çdo muaj të vitit, i njëjti dhikër në Ramazan ka vlerë dhe rëndësi më të madhe se në muajt tjerë.
– Nëse dhikri në 20 ditët e para të Ramazanit ka vlerë më të madhe, i njëjti dhikër në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit ka vlerë më të madhe se në 20 netët e para të ramazanit.
– Nëse ndonjë lutje ka rëndësi në çdo muaj të vitit, e njëjta lutje në Ramazan ka rëndësi më të madhe se në muajt tjerë.
– Nëse ndonjë lutje në 20 ditët e para të Ramazanit ka rëndësi më të madhe se në muajt tjerë të vitit, e njëjta lutje në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit ka rëndësi më të madhe se në 20 netët e para të Ramazanit.
Vëllezër të nderuar!
Pejgamberi a.s. në dhjetët netët e fundit të muajit Ramazan është angazhuar më shumë me adhurime me lutje dhe me vepra të mira më shumë se gjatë netëve tjera të vitit.
Në këto dhjetë netët e fundit të Ramazanit pejgamberi a.s. aktivizohej maksimalisht, lutej maksimalisht, vepronte vepra të mira maksimalisht. Përkujdesej për familjen maksimalisht, ashtuqë i zgjonte natën që të faleshin. Për këtë arsye ka zbritur ajeti: “Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të furnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që ruhet”. (TaHa, 132)
Vëllezër të nderuar!
Pejgamberi a.s., në dhjetë netët e para të Ramazanit e kombinonte gjumin me namazin, ndërsa në këto dhjetë netët e fundit të Ramazanit shtrati i tij mbetej i paluar, pastaj e zgjonte familjen, u trokiste në dyer dhe u thoshte: “A nuk po zgjoheni që të faleni!?”
Vëllezër të nderuar!
Nuk është e drejtë ashtu që baba të angazhohet, të falet, të lutet, ndërsa fëmijët e tij të neglizhojnë dhe flenë, me fjalë tjera rrinë në gjumë.
Të parët tanë zgjoheshin dhe i zgjonin familjen dhe e lexonin ajetin: “Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të furnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që ruhet”. (Taha, 132)
Vëllezër të nderuar!
Në këto dhjetë net është nata e kadrit: “Ne e kemi zbritur atë (Kur’anin) në natën e Kadrit.” (Kadr, 1) Zoti e ka zbritur Kur’anin nga Levhi Mahfudhë e pastaj i ka zbritur pjesë-pjesë pejgamberit a.s. gjatë ditëve tjera të vitit.
Në këto net është nata në të cilën furnizimet vjetore nga Levhi Mahfudhi shpërndahet te melekët, ashtu që melekët gjatë vitit e zbatojnë urdhrin për t’i shpërnda furnizimet te të tjerët.
Në këta net melekët e marrin vendimin për zbatimin e urdhrit për çdo njeri:
– E marrin vendimin për zbatimin e urdhrit për Furnizimin e secilit njeri;
– E marrin vendimin për zbatimin e urdhrit për shëndetin e secilit njeri;
– E marrin vendimin për zbatimin e urdhrit për sëmundjen e secilit njeri;
– E marrin vendimin për zbatimin e urdhrit për të mirën e secilit njeri;
– E marrin vendimin për zbatimin e urdhrit për jetën e secilit njeri;
– E marrin vendimin për zbatimin e urdhrit për vdekjen e secilit njeri.
Në këto net është nata në të cilën zbresin melekë në fytyrën e tokës më shumë se sa netët tjera të vitit.
Vëllezër të nderuar!
Tani do t’i tregojmë shtatë specifikat e këtyre netëve:
E para: Në këto net ka zbritur Kur’ani.
E dyta: Në këto net është Nata më vlefshme se një muaj.
E treta: Në këto net është nata e bekuar.
E katërta: Në këto net është nata në të cilën zbresin melekët dhe Xhibrili.
E pesta: Në këto net është nata e Selamit, nata e paqes. Është nata ku njeriu përshëndetet me “Selam” deri në agimin e ditës.
E gjashta: Në këto net është nata ku selektohet dhe klasifikohet çdo çështje, siç thotë Zoti i Madhërishëm: “Në atë (natë) selektohet dhe klasifikohet çdo çështje në mënyrë të definitive”. (Duhan, 4)
E shtata: Në këto net është nata në të cilin Allahu falë gabimet.
Vëllezër të nderuar!
Në këto net është nata e cila është nderim për umetin tonë, nderim i cili i është dhënë umetin tonë si vlerë e shtuar në krahasim me umetet tjera.
Në këto dhjetë net të fundit pejgamberi a.s. e bënte Iëtikafin (vetizolimin) dhe përkufizohej me lutje në heshtje.
Lutja e cila bëhet në heshtje ka vlerë dhe rëndësi të posaçme sepse njeriu i drejtohet vetëm Zotit të tij dhe askujt tjetër, siç tregon Zoti i Madhërishëm për Zekerijain a.s.: “Atëherë kur (Zekerijai a.s.) e luti Zotin e tij në heshtje.” (Merjem, 3). E, pastaj Zoti i dhuroji djalin Jahja në moshën e tij të pleqërisë dhe në kohën kur gruaja e tij ishte edhe shtyrë në moshë dhe ishte shterpë.
Përfundim:
Po e përfundojmë me lutjen e cila mirë është të bëhet vazhdimisht në këto net të fundit të Ramazanit:
– Zoti im, Ti je Falës e do faljen,
më fal mua dhe nënën time.
– Zoti im, Ti je Falës, e do faljen,
më fal mua dhe babën tim.
– Zoti im, Ti je Falës e do faljen,
më fal mua dhe fëmijët e mi.
– Zoti im, Ti je Falës, e do faljen,
më fal mua dhe gjyshërit e mi.
-Zoti im, Ti je Falës, e do faljen,
më fal mua dhe gjyshet e mia.
– Zoti im, Ti je falës, e do faljen,
më fal mua dhe nipat e mi.
– Zoti im, Ti je Falës, e do faljen,
më fal mua dhe mbesat e mia.
– Zoti im, Ti je Falës, e do faljen,
më fal mua dhe vëllezërit e mi.
– Zoti im, Ti je Falës, e do faljen,
më fal mua dhe motrat e mia.
– Zoti im, Ti je Falës, e do faljen,
më fal mua dhe axhallarët e mi.
– Zoti im, Ti je falës, e do faljen,
më fal mua dhe Tezet mija.
– Zoti im, Ti je Falës, e do faljen,
më fal mua dhe Dajallarët e mi.
– Zoti im, Ti je Falës, e do faljen,
më fal mua Hallet e mia.
– Zoti im, Ti je Falës, e do faljen,
më fal mua dhe fqinjët e mi.
– Zoti im, Ti je Falës, e do faljen
më fal mua dhe shokët e mi.
– Zoti im, Ti je Falës, e do faljen,
më fal mua dhe ata të cilët më duan.
– Zoti im, Ti je Falës, e do faljen,
më fal mua dhe ata të cilët luten për mua.
– Zoti im, Ti je Falës, e do faljen,
më fal mua dhe ata të cilët më kanë porositë të lutem për ta.
– Zoti im, Ti je Falës, e do faljen,
më fal mua dhe të vdekurit tanë.
– Zoti im, Ti je Falës, e do faljen,
më fal mua dhe të vdekurit musliman.
–
Dr. Musli Vërbani