RAMAZANI MUAJI I REVOLUCIONIT
–
HUTBE E SHKURTËR E XHUMASË
–
Nëse nuk ndryshon në Ramazan kur do të ndryshosh?
Nëse nuk përmirësohesh në Ramazan kur do të përmirësohesh?
Nëse nuk bënë revolucion në Ramazan kur do të bësh?
Ramazani është rast i artë për atë i cili dëshiron të përmirësohet!
Ramazani është rast i artë për atë i cili dëshiron të ndryshon për të mirë!
Çdo njeri ka të meta, Ramazani është rast për përmirësim.
Çdo njeri ka mëkate, Ramazani është rast për përmirësim.
Ramazani është moment i fillimit të Revolucionit.
Vëllezër të nderuar!
Ramazani është Revolucion i Namazit.
Ai i cili nuk është falë më herët, në Ramazan le të fillon faljen e namazit.
Ai i cili i ka falë vetëm namazet e xhumasë, në Ramazan le të fillon me faljen e namazeve ditore dhe namazin e xhumasë.
Ai i cili dëshiron mësimin e namazit në praktikë, e mëson namazin duke shkuar në Xhami.
Ramazani në të njëjtën kohë është edhe adhurim edhe Revolucion. Është Revolucion i namazit i cili adhurim është adhurimi i parë për të cilën do jepet llogari në ditën e gjykimit, siç thotë pejgamberi a.s.:
“Çështja e parë për të cilën do të merret njeriu në llogari në Ditën e Gjykimit është namazi:
– Nëse e ka pasur në rregull namazin shpëton dhe fiton.
– Nëse nuk e ka pasur në rregull namazin dështon dhe merr fund çështja e tij.”
Vëllezër të nderuar!
Ramazani është edhe Revolucion i gjuhës, andaj:
– Ai i cili ka heshtë ndaj të drejtës, le të flet të drejtën;
– Ai i cili ka heshtë ndaj të së vërtetës, le të flet të vërtetën;
– Ai i cili ka fol keq, le të flet mirë;
-Ai i cili ka fol fjalë të mira, le të vepron vepra të mira;
Fjala e mirë është sadaka, ruajtja e gjuhës është rrugë e cila shpie në xhennet.
Vëllezër të nderuar!
Ramazani është protestë ndaj mëkateve të vitit.
Ramazani është rast për atë i cili ka bë mëkate të mëdha të largohet nga mëkatet e mëdha.
Ai i cili ka bë mëkate të vogla, të bënë sa më pak mëkate të vogla dhe të kërkon falje. Kjo sepse Zoti i Madhërishëm është falës, e pranon pendimin siç thotë Allahu xh.sh. në Kur’an:
“I Cili fal mëkatin dhe pranon pendimin dhe që është Ndëshkues i ashpër, por edhe Bamirës.” (Gafir, 3)
Kështu pra, Ramazani është revolucion kundër mëkateve.
Vëllezër të nderuar!
Ramazani është rast ideal për atë i cili nuk di të lexon Kur’anin, ashtu që në Ramazan le të fillon leximin e Kur’anit. Nuk është me rëndësi se a është i vogël, i ri apo i shtyrë në moshë. Kur’ani mund të mësohet nga arabi dhe joarabi, nga i vogli, i riu, edhe nga plaku dhe nga i shtyri në moshë. Mësimi i leximit të Kur’anit nuk njeh moshë.
Për atë i cili di të lexon Kur’anin, le të fillon të mëson Texhvidin e Kur’anit.
Për atë i cili e di leximin e Kur’anit dhe Texhvidin e Kur’anit, le të mëson pjesë të Kur’anit sa më shumë.
Për atë i cili di përmendësh pjesë të Kur’anit, le të mëson përmendësh Kur’anin.
Ai i cili ka mundësi, le të thellohet në meditimin dhe në studimin e Kur’anit, në tefsirin dhe në komentimin e Kur’anit.
Në këtë mënyrë fillon Revolucioni kur’anor i Ramazanit.
Vëllezër të nderuar!
Ramazani është rast ideal për protestë kundër koprracisë dhe lakmisë. Është rast ideal për protestë kundër egoizmit.
Me Ramazan fillon Revolucioni për dhënien e ndihmave vullnetare, për kontribute e vetkontribute ashtu siç është Revolucion për kryerjen e obligimit të zekatit, ku Zoti i Madhërishëm thotë: “O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat dhe nga ajo që ju dhamë prej tokës, e mos nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta pranonit për vete pos symbyllas. Dhe dijeni se All-llahu nuk ka nevojë për ju, ngase është i Madhëruar”. (Bekare, 276)
Vëllezër të nderuar!
Ramazani është sezon për ta përmend Zotin.
Nëse nuk e ke përmend Zotin deri më tani, fillo dhe përmende Zotin.
Nëse deri më tani e ke përmendë Zotin rrallë, përmende Zotin më shpesh.
Nëse e ke përmend Zotin vetëm natën, përmende Zotin edhe ditën dhe natën.
Nëse e ke përmendë Zotin vetëm në kohë të vështira, tani përmende edhe në kohë të mira. Kjo sepse Zoti pastaj të përmendë në kohë të vështira. Zoti i Madhërishëm thotë:
“O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh. Dhe madhërojeni Atë mëngjes e mbrëmje. Ai ju mëshiron juve e edhe engjëjt e Tij, e për t’ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë dhe Ai ndaj besimtarëve është shumë i mëshirues”. (Ahzab, 41,43)
Në hadithë Kudsij, Zoti i Madhërishëm thotë:
“O biri Ademit! Nëse më përmend në vetën tënde, Unë të përmendi në Vetën time;
Nëse më përmend në një turmë, Unë të përmendi në një turmë më të mirë se ajo”.
Vëllezër të nderuar!
Ramazani është Revolucion edhe i lidhjeve farefisnore.
Ramazani është rast ideal për lidhjet farefisnore për ata të cilët i kanë të ndërprera lidhjet farefisnore, andaj:
– Ata të cilët i kanë të ndërprera raportet farefisnore, le t’i lidhin raportet farefisnore.
– Ata të cilët i kanë dobësuar lidhjet farefisnore, le t’i përmirësojnë lidhjet farefisnore.
– Ata të cilët i kanë të mira dhe të forta lidhjet farefisnore, le t’i forcojnë edhe më shumë.
Po e përfundojmë këtë Hutbe me hadithin kudsij të Zotit të Madhërishëm ku thotë:
“O biri Ademit (o njeri)!
– Nëse më përmend në vetën tënde, Unë të përmendi në Vetën time;
– Nëse më përmend në një turmë, Unë të përmendi në një turmë më të mirë se ajo;
– Nëse më afrohesh sa një pëllëmbë, të afrohem sa një krahë;
– Nëse më afrohesh sa një krahë, të afrohem sa një pash;
– Nëse më vjen Mua duke ecur, Unë vi tek ti me hapa të shpejtë (si vetëtima)”.
Ramazani është momenti i afrimit me Zotin e Madhërishëm, pasi që e ke dëshmuar në praktikë se je në gjendje të sakrifikosh çdo gjë vetëm e vetëm për t’u afruar me Zotin e Madhërishëm dhe për të fituar kënaqësinë e Tij.
–
Dr. Musli Vërbani