HALILI (DASHAMIRI) DËSHIRON TA TAKON HALILIN (DASHAMIRIN)

HALILI (DASHAMIRI) DËSHIRON TA TAKON HALILIN (DASHAMIRIN)

–

Dijetarët kanë thënë: “Ibrahimi a.s. është hedhë në zjarr në moshën 16 vjeçare”.

Idhujtarët, 30 ditë e kanë ndezë zjarrin. Zjarri i madh e ka ngrohë edhe ajrin në hapësirë saqë edhe shpendët janë larguar nga ngrohja e ajrit.

Pastaj kanë thënë: “Hidheni në zjarrin përcëllues”.

E kanë hedhë në zjarr, në të cilin zjarr Ibrahimi a.s. ka qëndruar shtatë ditë.

Gjatë këtyre ditëve Ibrahimi a.s. ka thënë: “Më mjafton Allahu. Ai është Mbrojtësi dhe Siguruesi më i Miri”. (Hasbiall-Llahu ve niëmel Vekilë)

Pastaj Ibrahimi a.s.: (për ato shtatë ditë të qëndrimit në zjarr) ka thënë: “Kanë qenë ditët më të lavdishme të jetës. Kjo ngase kam qenë nën përkujdesjen e Zotit tim”.

Zjarri i ka djegë vetëm prangat e duarve dhe të këmbëve, ndërsa nuk e ka djegë trupin e tij, përkundrazi e ka freskuar.

Ibrahimi e ka marrë titullin: Dashamir i Zotit (Halilull-Llah) ngase i ka kaluar të gjitha provimet me sukses të shkëlqyer. Kur i ka lindur Ismaili, e ka lënë nën përkujdesjen e Zotit të Qiellit dhe të Tokës.

Kur është urdhëruar për të sakrifikuar Ismailin a.s., nuk ka hezituar por me vendosmëri ka vendosë ta kryej urdhrin e Zotit.

Kur i është afruar momenti i vdekjes, i shkon Meleku i Vdekjes, ndërsa Ibrahimi a.s. i ka thënë Melekut të vdekjes: “A ke dëgjuar që Dashamiri (Halili) të bën të vdes Dashamirin (Halilin)”.

Allahu e ka inspiruar dhe i ka thënë: “A ke dëgjuar që Dashamiri (Halili) nuk dëshiron që të takohet me Dashamirin (Halilin).”

Atëherë, Halili Ibrahim ka buzëqesh dhe është bë gati për t’u takuar me Dashamirin (Allahun) në botën tjetër.

–

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment