NIJETI I AGJËRIMIT TË RAMAZANIT

NIJETI I AGJËRIMIT TË RAMAZANIT

Nijeti i agjërimit të Ramazanit bëhet:

– Nijet me zemër dhe

– Nijet me shprehje (me fjalë).

Nijeti me  zemër dhe me shprehje mund të jetë:

– Nijet mujor (në pako) dhe

– Nijet i përditshëm (për çdo ditë brenda 29-30 ditëve të ramazanit).

Pra:

Nijeti me zemër edhe nijeti me shprehje mjafton një herë në fillim të muajit Ramazan edhe pse mund të bëhet për çdo ditë.

Nëse nuk bëhet nijeti me shprehje, është i zëvendësuar nga nijeti me zemër.

Nijeti me zemër është nijeti cili nuk shprehet me fjalë.

Një variant e nijetit shprehimor:

“E bëra nijet që të agjëroj Ramazanin me besim dhe bindje të plotë se do ta ketë në konsideratë agjërimin tim.

Zoti im, gjatë këtij muaji  më fal, më beko dhe më shto dituri!”

Vërejtje: Mjafton të thuhet: “Zoti im, e bëra nijet të agjëroj muajin e Ramazanit”.

Nëse bëhet për çdo ditë, thuhet: “Zoti im,e bëra nijet të agjëroj këtë ditë të Ramazanit”.

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment