DITA E “TERVIJES” – DITA E “PËRGATITJES”

DITA E “TERVIJES” – DITA E “PËRGATITJES”

Dita e “TERVIJE” është dita e 8-të e Muajit të Dhul Hixhes.

Dita e “TERVIJES” është njëra prej ditëve për të cilën është betuar Zoti i madhërishëm.

Betimi i Zotit për këtë ditë tregon për rëndësinë dhe vlerën e kësaj dite.

Në esencë kjo ditë është pikënisja e haxhilerëve nga vendi ku është nisë Ibrahimi për ta bë Kurban Ismailin. Me fjalë tjera haxhilerët bëhen gati, i marrin masat e nevojshme për ushqim, etj., për të qëndruar në ditën e  nesërme (Ditën e 9-të) në ARAFAT, pastaj për të bujtur në Muzdelife ashtu që në mëngjesin e ditës së Bajramit të Kurbanit (Ditën e 10-të) shkojnë  për t’i gjuajt gurët në MINE, dhe në fund në ditën e Bajramit shkojnë dhe e bëjnë  Tavafin Thelbësor në Qabe.

Edhe pse haxhilerët nga e gjithë bota, nga dita e parë e muajit të haxhit (Dhul-Hixhes) janë tubuar në Mekë, tani vazhdojnë t’i kryejnë ritualet e haxhit.

Ekziston mundësia që nga sot edhe nga vendi ynë që ndokush  të shkon në Meke e bënë Tavafin (ose të Umres) ose tavafin fillestar dhe e kryen njërin prej llojeve të haxhit Ifradë ose Kiranë dhe i bashkëngjitet Karavanit të haxhilerëve të cilët i kanë bë përgatitjet e nevojshme për të shkuar për të qëndruar në ARAFAT.

Kemi dëgjuar : “Për hajr Dita e ARAFATIT” , “Për hajr Dita e KURBAN BAJRAMIT” . Tani është koha të themi: “Për hajr Dita e TERVIJES” (Dita e Përgatitjes).

Musli Vërbani

Lini një koment