A PRITET KURBAN PËR PRINDIN E VDEKUR?
–
Në Medhhebin tonë Hanefij, Kurbani është vaxhib për personin i cili ka mundësi të ther Kurban.
Nga kjo mund të konstatojmë se kemi dy raste:
RASTI I PARË:
– Pritet Kurban për prindin e vdekur i cili ka pas mundësi të ther Kurban dhe nuk ka ther, ndërsa
RASTI I DYTË:
– Nuk pritet Kurban për prindin e vdekur i cili nuk ka pas mundësi të ther Kurban
Arsyetim:
– Sa i përket RASTIT TË PARË: bazohemi në atë se: Kur një Grua, e cila kishte dashur të shkonte në haxh për nënën e saj, së cilës kishte vdekur nëna pa e kryer haxhin e kishte pyetur pejgamberin a.s.: “A të shkoj në haxh për të?”.
Pejgamberi a.s, ka thënë: Çka mendon, po të kishte nëna jote borxh, a do ta kishe kryer borxhin për të!? “Borxhi i Allahut ka prioritet që t’i kryhet”.
Pra në këtë rast i kryhet borxhi (VAXHIBI) ndaj Allahut të cilin nuk e ka krye prindi i vdekur.
Prindi mund të ketë porositë të pritet Kurban për të para vdekjes dhe prindi i cili nuk ka porositë të pritet Kurban para vdekjes. Në të dy rastet pritet Kurban për të nga pasuria e tij e trashëguar, por edhe nga pasuria e fëmijës së Tij.
Nëse një prind, 10 vite e ka pas borxh kurbanin dhe 10 vjet nuk e ka pre Kurbanin, atëherë brenda një Bajrami të Kurbanit mund të priten 10 Kurbane për atë prind të vdekur. Për të larë borxhin e tij dhe për ta çliruar prindin e vdekur nga borxhi të cilin nuk e ka krye.
(Për të qenë obligim prerja e kurbanit duhet që personi t’i ketë pasur të siguruar: ushqimin, veshmbathjen, vendstrehimin dhe sasi monetare në vlerë të NISABIT – 91 gr. ari.)
– Sa i përket RASTIT TË DYTË: Nuk pritet Kurban për prindin e vdekur i cili nuk ka pas mundësi të ther Kurban. Kjo nga shkaku se askush nuk mund të kryej vepër vullnetare për tjetrin sepse ai prind i cili ka vdekur nuk e ka pas borxh.
Si mund të veprojmë në këtë rast:
Mund të jepet sadaka për të, mund të prehet një dele edhe në ditën e Kurbanit por pritet si një dele e rëndomtë pa e bë nijet për Kurban, ose edhe mund të blihet një dele e prerë ose edhe mund të blihet mish në mishtore por edhe mund të jepet sadaka (në të holla) për prindin e vdekur por jo në emër të Kurbanit sepse ai prind i vdekur nuk e ka pas vaxhib (obligim) Kurbanin dhe nuk ka nevojë të çlirohet për diçka nga e cila është i çliruar.
Vërejtje: Ka dallim në mes të kurbanit dhe prerjes së deles e cila jepet sadaka pa e konsideruar Kurban e cila dele mund të pritet gjatë 365 ditëve të vitit e cila dele nuk është Kurban në kuptim të adhurimit.
–
Musli Vërbani