SA DITË ZGJATË KOHA E THERJES SË KURBANIT?

SA DITË ZGJATË KOHA E THERJES SË KURBANIT?

Ismaili ishte bërë gati të behej Kurban.

Ibrahimi ishte bërë gati ta bënte djalin (Ismailin) Kurban.

Babë e bir në kulminacionin e devotshmërisë.

Xhibrili e kishte sjell dashin nga xheneti, i cili ishte dashi i Habilit, i cili dash ishte ngritë nga toka në xhennet, të cilin Kurban ia kishte pranuar Zoti i Madhërishëm.

– Xhibrili e fillon me shprehjen: “ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER”

– Ibrahimi e vazhdon: “LA ILAHE IL-LALLAH, ALLAHU EKBER”

– Ismaili e përfundon: “ALLAHU EKBER, VE LILAHIL-HAMD”.

Kjo ka ndodhë në lindjen e diellit të ditës së Bajramit (e cila quhet Jevmun-Nahr), pastaj vazhdojnë edhe tri ditë të cilat quhen: DITËT E TESHRIKUT e që veprohen dy veprime:

1. Edhe tri ditë (përpos ditës së bajramit) thuhen TEKBIRET E TESHRIKUT: në formulimin: “ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER”, (thënia e Xhibrilit a.s.)

“LA ILAHE IL-LALLAH, ALLAHU EKBER”, (thënia e Ibrahimit a.s.),

“ALLAHU EKBER VE LILAHIL-HAMD”, (thënia e Ismailit a.s.).

2. Edhe tri ditë (përpos ditës së bajramit) është koha e therjes së Kurbanit.

KOHA E THERRJES SË KURBANIT: Nuk është vetëm në ditën e parë të Bajramit, por deri në ditën e katërt kur të thirr Ezani i Akshamit.

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment