Ebu Hanife dhe ‘tregtari’

Ebu Hanife dhe ‘tregtari’

Ebu Hanife, një ditë pa një burrë që vodhi një kokërr mollë nga një tregtar.

Pasi që e kishte vjedhur ia jep një nevojtari!

Ebu Hanife iu drejtua dhe e pyeti:

– Përse e vodhe mollën?! Unë mendova se je i uritur!

Burri, iu përgjigj:

– O njeri, unë bëj tregti me Zotin tim!

Ebu Hanife e pyeti: – E si e bëke këtë tregti me Zotin?!

Burri iu përgjigj:

– Po ja. E vodha mollën?

Mu shkrua një mëkat .

Kur e dhashë sadaka, bëra një të mirë dhe një e mirë shpërblehet me dhjetë të mira.

Kështu, dhjetës i hiqet një e keqe, vjedhja e mollës, dhe mua më mbeten nëntë të mira.

E kuptove tani?

Kjo është tregtia që bëj me Zotin!

Ebu Hanife i tha:

– Ti vodhe një mollë dhe tu shkrua një e keqe.

Vërtet që ti e dhe sadaka, por Zoti nuk e ka pranuar këtë sadaka, sepse Zoti është i mirë dhe nuk pranon veçse të mirën. Për fat të keq ty të ka mbetur vetëm një e keqe dhe jo nëntë të mira!

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment