Specifikimi i ajetit të Kur’anit me hadithin njëtransmetuesor

Dr. Musli Vërbani


 

Specifikimi i ajetit të Kur’anit me hadithin njëtransmetuesor

 

Nuk lejohet që, përgjithësuesi me argument të prerë të specifikohet me argument jo të prerë.

Përgjithësuesi prej Kur’anit fisnik, i cili është argument i prerë, nuk lejohet që të specifikohet me lajmin e vetëm (hadithin njëtransmetuesor), i cili është argument jo i prerë.

Shembull:

Ajeti kur’anor i cili është i prerë dhe i sigurt.

“Dhe mos e hani atë që nuk është përmendur emri i Allahut, mbi (prerjen) e saj”.

Është i ndaluar mishi i kafshës e cila prehet dhe me qëllim nuk përmendet emri i Zotit.

Ajeti fisnik është argument i sigurt, ndërsa hadithi në vijim është hadithë njëtransmetuesor, i cili nuk është argument i sigurt.

Hadithi i Muhamedit a.s.:

“Prerja e kafshës prej muslimanit është e lejuar, e kujtoi apo nuk e kujtoi emrin e Allahut (gjatë prerjes).”

Ajeti është argument i sigurt ndërsa hadithi njëtransmetuesor nuk është argument i sigurt, kështu që ajeti nuk mund të specifikohet me këtë hadithë sepse hadithi njëtransmetuesor nuk është i sigurt, me fjalë tjera nuk lejohet që përgjithësuesi të specifikohet me argument jo të prerë, në këtë rast me lajmin e vetëm (hadithin njëtransmetuesor).

 

Shembull tjetër:

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Strehoni ato, ashtu siç ju jeni strehuar në bazë të mundësive tuaja”.

Nuk lejohet që Kur’ani i cili është argument i prerë, të specifikohet me argument jo të prerë, si f.v. me lajmin e vetëm (hadithin njëtransmetuesor).

Vaxhib është strehimi dhe ushqimi për të shkurorëzuarën me bejnunetul Kubra (shkurorëzim i tretë, pa të drejtë kthimi), në bazë të thënies së Zotit të Lartmadhëruar:

“…strehoni ato, ashtu siç ju jeni strehuar në bazë të mundësive tuaja”.

Nuk merret parasysh hadithi prej Fatime Binti Kajsit, së cilës i është thënë se Pejgamberi s.a.v.s. nuk ka lejuar vendstrehim dhe shpenzime për raste të tilla.

Bazë ligjore për këtë është thënia e Umerit r.a.: “Ne nuk e anashkalojmë librin e Zotit tonë e as të Pejgamberit tonë, për shkak të fjalës së një gruaje, nga e cila nuk e dimë a ka mbajtur përmendësh (hadithin) apo ka harruar në i takon asaj vendstrehimi dhe shpenzimi.”

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s