Zbritja pjesë-pjesë e Kur’anit

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga: "Besimi në librat e Zotit"

Zbritja pjesë-pjesë e Kur’anit

 

Planprogrami i shkollës është që nxënësi të mësojë lëndët tema-tema, orë pas ore kështu që në fund të vitit ai ta përmbushë tërë planprogramin. Kjo është metoda më e përshtatshme dhe më e lehta.

Kështu edhe Zoti i Lartmadhëruar ia ka zbritur Muhamedit a.s. Kur’anin pjesë-pjesë, orë pas ore, tematikë pas tematike, ngjarje pas ngjarje. Po ashtu edhe ju nxënës nëse dëshironi ta mësoni Kur’anin përmendësh mund ta mësoni pjesë-pjesë.

Është e vërtetuar se Muhamedit a.s. i është zbritur Kur’ani kryesisht nga pesë ajete. Por është vërtetuar se ndonjëherë i kanë zbritur dhjetë ajete.

Imami Aliju r.a. ka thënë:

“Kur’ani ka zbritur pjesë-pjesë nga pesë ajete përpos suretul EN’AM. Kush e mëson Kur’anin pjesë-pjesë nuk e harron”.

Po ashtu edhe Imami Bejhekiu ka thënë:

“Kur’anin mësojeni nga pesë ajete pse Muhamedit a.s. i ka ardhur Kur’ani prej xhibrilit pjesë-pjesë nga pesë ajete”.

Kur’ani i ka zbritur Muhamedit a.s. për 23 vjet. Prej tyre 13 vjet ajetet e Kur’anit kanë zbritur në Meke prandaj edhe quhen ajete Mekase, dhe 10 vjet në Medine prandaj quhen edhe ajete Medinase.

 

 

Lini një koment