Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”
Hulumtimet besimore dhe hulumtimet shkencore
Pyetje: Ekzistojnë pyetjet (në çështjet) shkencore, por, po ashtu edhe pyetjet që kanë të bëjnë me besimit (Imanit), e këto ndryshojnë prej atyre (shkencore).
Shejhu Muhamed Muteveli Shaëraviju thotë:
Pyetjet e besimit (Imanit) dhe çështjet e saj, edhe pse që të gjitha janë fshehtësi, ata janë të dukshme dhe nuk ka nevojë për të hulumtim. Pra, për fshehtësitë, për të cilat ka treguar Kur’ani dhe i Dërguari i Allahut, i cili ka vërtetuar për Allahun e Lartmadhëruar.
Ndërsa, sa i përket pyetjeve (çështjeve) shkencore ato janë materiale, për ta pyetet: “Si?” dhe nuk pyetet “Pse?”.
Për këtë arsye Ibrahimi a.s. ka thënë: “O Zoti im! Më trego në praktikë se si i ngjallë të vdekurit”.
Kështu që Allahu i Lartmadhëruar i ka treguar praktikë shkencore-shqisore.