Nëse xhinët janë të krijuara nga zjarri, si është e mundur të dënohen me zjarr?

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Nëse xhinët janë të krijuara nga zjarri, si është e mundur të dënohen me zjarr?

 

Pyetje: Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Dhe më herët i kemi krijuar xhinët prej zjarrit të flakëruar”. Njeriu është i krijuar prej balte, atëherë si është e mundur që krijesa prej balte ta nënshtrojë krijesën prej zjarrit?

Si është e mundur kjo dhe si dënohet xhini prej zjarrit, përderisa është i krijuar prej zjarrit?!

 

I nderuari, Shejh Muteveli Shaëraviju përgjigjet:

Po. Përderisa xhinët janë të krijuar prej zjarrit, ndërsa njeriu prej baltës, natyrshmëria e krijimit të tyre është natyrshmëri e elementeve të tyre. Ekzistojnë elemente, të cilat kur të kompozohet sjellin mjegulli dhe errësirë, dhe kompozim të elementeve që jep ndriçim. E para është për njeriun, kurse e dyta ka të bëjë për xhinët.

Pra, xhinët janë krijuar me ligje më të forta se krijimi i njeriut. Ligji i xhinëve është më i ndritur se ligji i njeriut. Ashtu sikurse është rregull, dukuri që njerëzit të dallohen nga njëri-tjetri, ashtu është rregull, dukuri që edhe xhinët të dallohen nga njëri-tjetri.

Këtë çështje e ka përshkruar Zoti i Lartmadhëruar, kur e ka treguar tregimin e Sulejmanit me Belkisën. Sulejmani ka dëshiruar që t’ia sjellin atij frontin e Belkises, kur thotë: “Cili prej jush më sjell frontin e saj, para se të bëhen muslimanë”. Thënia: “Para se të bëhen muslimanë”, tregon se ai e ka ditur se ata veç janë në rrugë për ta pranuar Islamin. E kjo do të thotë se është parashtruar pyetja: Kush e sjell frontin e Belkisës, para se të dorëzohet ajo. Për këtë kanë qenë të nevojshme dy fuqi: fuqia e besimit dhe fuqia e shpejtësisë.

Pra, të shkojë për ta sjellë frontin, para se të vijnë ata, e kjo nuk është fuqi e njeriut, por fare edhe fuqi mbinjerëzore. Për këtë arsye nuk ka folur njeriu i rëndomtë, sepse ligji njerëzor i Sulejmanit nuk e ka kërkuar atë, sepse për ashtu ai do të ishte nisur për në atë drejtim.

Shpejtësia, e cila është kërkuar për sjelljen e frontit, është shpejtësi mbi mundësinë e qenies së dheut.

“Tha Ifriti, i cili ishte prej xhinëve: Unë e sjelli te ti para se të ngritesh nga vendi”. Ifrit do të thotë xhin me shpejtësi të jashtëzakonshme, e jo xhin i rëndomtë.

“Dhe tha ai, të cilit i është dhënë dituri nga libri: unë e sjelli te ti para se ta lëvizësh këmbën”. Pra, ai i cili ka dituri nga libri, edhe pse ai është prej njerëzve, ai ka ligj dhe fuqi më të madhe se ligji dhe fuqia e Ifritit, i cili është prej xhinëve.

 

Çka është dituria prej librit?

 

Ajo është dituria e sekretëve të librit dhe të kuptimit të tyre. Nga kjo mund të konkludojmë se çdo lloj ka ligj të veçantë.

Njeriu është i krijuar prej ujit, por ai nuk mund të ecë mbi ujë, mirëpo, përkundrazi ai fundoset dhe mbytet, ashtu sikurse zjarri shihet, por xhinët nuk shihen.

Lini një koment